Është mjaft e lehtë për të gjetur karakteristikat e përbashkët për shumicën e njerëzve. Por, për te gjetur gjysmën perfektë është jashtëzakonisht e vështirë. Këto me poshtë janë shenjat për te kuptuar ne qofte se dikush qe keni njohuri ose i dashuri juaj është gjysma tjetër:
Shpirti binjak nuk është e njëjta gjë si dashuria e vërtetë. Bashkëshorti juaj është dashuria e vërtetë ndërsa shpirti binjak mund të jetë miku, i afërmi apo thjesht një i njohur. Ndonjëherë dhe vetëm duke i parë ata, duke i dëgjuar ata të flasin për veten, ose duke qeshur se bashku ju bën të kuptoni se jeni tepër të afërt shpirtërisht.
Ndoshta shenja kryesore për te njohur shpirtin binjak është ndjesia sikur njiheni prej një jetë kur e takoni për herë të parë. Ju mund të keni shije te ndryshme në rroba ushqim apo gjëra të tjera të vogla, por në aspektin e parimeve morale dhe prioriteteve në jetë jeni shumë i ngjashëm. Ju keni një sistem të përbashkët vlerash dhe botëkuptimesh të ngjashme. Së bashku jeni shumë krijues. Gjithmonë mendoni për aktivitete të ndryshme që mund të bëni bashkë dhe më e rëndësishmja që asnjëri prej jush nuk mundohet të ndryshojë tjetrin sepse në këtë mënyrë karakteret tuaja plotësohen më së miri.
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...