Disa reagojnë qetësisht dhe ndërpresin kontaktin me partnerin, mirëpo ka shenja të cilave reaksionet e dinjitetshme as që u bien në mend.
Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj tradhtisë. Disa mund të bëhen sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërsa të tjerët partnerit të tyre të pabesë nuk i japin kurrfarë shansi, transmeton Telegrafi.
Këto janë shenjat të cilat do të bëjnë më së shumti zhurmë nëse dikush provon t’i tradhtojë:
Dashi
Deshtë shumë vështirë do të shkelin krenarinë vetjake, mirëpo nëse mësojnë që dikush i ka tradhtuar, pikërisht për shkak të kësaj krenarie do të fillojnë të planifikojnë hakmarrjen – në qetësi, natyrisht, mirëpo një herë kur fillojnë me sjelljen hakmarrëse, bëjnë kaos gjithkah rreth vetes.
Akrepi
Nëse e tradhtoni Akrepin, më mirë është që menjëherë t’i tregoni vetë, sepse nëse e mëson nga ndokush tjetër, ju pret periudhë shumë helmuese në jetë.
Shigjetari
Personat e kësaj shenje përpiqen t’i mbajnë gjithë penjtë në jetën e tyre, mirëpo nëse mësojnë që diçka nuk është siç duhet, krejtësisht e humbin durimin. Tradhtia është njëra ndër situatat në të cilën Shigjetari humb plotësisht durimin.
Luani
Nëse mëson për tradhtinë, Luani të njëjtin çast i paketon gjërat e veta dhe e braktis personin i cili nuk i ka ndenjur besnik. Atëherë nis drama dhe sjellja e pamëshirshme, mirëpo Luani gjithsesi do të ruajë intimen e vet nga sytë e të tjerëve. Luanët nuk duan që të tjerët të dinë për problemet e tyre. Prandaj do të veprojnë mjaft qetë në mënyrë që tjerët të mos dëgjojnë, mirëpo edhe mjaft zëshëm që të dëgjojë ai që duhet. /Telegrafi/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion