Google ADS

Këto shenja horoskopi janë të prirura për të tradhëtuar

21:17 | 9 Mars 2019
Trina Galanxhi

Tradhtia tani është më e zakonshme sesa asnjëherë më parë. Siç duket, shumë e shumë njerëz tani po e praktikojnë këtë akt pabesie dhe janë në rregull me të.

Lidhjet moderne janë më pak të forta dhe njerëzit nuk po e shohin tradhtinë më si problem.

Megjithatë, për shumicën e njerëzve ende është gjë e rëndë ta zbulosh se partneri/ja po të tradhton.

Por, si ndërlidhet tradhtia me shenjën e horoskopit? Cilat shenja janë më të prira të tradhtojnë, e cilat janë më besnike.

Dashi

Personat e kësaj shenje nuk tradhtojnë për shkak se nuk duan, por për shkak se e konsiderojnë gjë të gabuar dhe amorale. Këta persona duan që me patjetër të kenë një lidhje të ndërtuar me sinqeritet dhe dinjitet.

Demi

Për personat e kësaj shenje, tradhtia nënkupton fundin e lidhjes dhe asnjëherë nuk jua falin aktin e tillë. Këta persona qëndrojnë besnikë përderisa marrin dashurinë dhe vëmendjen e duhur nga partneri/ja.

Binjakët

Binjakët priren të marrin vendime të papërgjegjshme, andaj edhe tradhtojnë posa ta kenë mundësinë. Ata asnjëherë nuk kërkojnë vet ndonjë dashnor/e, por nëse rrethanat bëhen asisoj, ata tradhtojnë.

Gaforrja

Në përgjithësi personat e shenjës së Gaforres janë besnikë, por prapëseprapë mund të tradhtojnë nën rrethana të caktuara. P.sh., këta persona nuk e konsiderojnë tradhti nëse bëjnë seks me një prostitutë, ish- partner/e, pasi që besojnë se nuk ka asgjë për t’u brengosur aty.

Luani

Këta tradhtojnë shumë dhe me lehtësi! Megjithatë, është interesante sepse shpeshherë partnerët ua falin tradhtinë Luanëve, sepse e kuptojnë që personat e kësaj shenje janë shumë pasionantë dhe u nevojiten aferat sikurse ajri. Karakteristikë tjetër e këtyre personave është se rikuperohen shumë lehtë pas një ndarje, andaj nuk e kanë problem nëse ndaheni në rast se e zini duke ju tradhtuar.

Virgjëresha

Këta persona tradhtojnë vetëm në ëndrra! Personat e kësaj shenje janë tejet besnikë edhe ndaj atyre që nuk i duan. Sinqeriteti, dinjiteti, besnikëria dhe integriteti janë prioritete të tyre, andaj Virgjëresha qëndron besnik/e edhe kur e vëren se fundi i lidhjes po vjen.

Peshorja

Peshorja mund të tradhtojë nga kureshtja, vetëm për të parë se si është. Kur e bëjnë dhe e kuptojnë se s’ka ndonjë gjë të veçantë, ndalen dhe nuk e përsërisin më asnjëherë.

Akrepi

Personat e kësaj shenje mund të tradhtojnë nëse tradhtia jua përmirëson statusin. Ndryshe nga shenjat tjera, Akrepi nuk është romantik.

Shigjetari

Shigjetarët tradhtojnë shumë. Sidomos, këtë akt e kryejnë me shumë kujdes, andaj ka shumë mundësi që partneri/ja të mos e kuptojë asnjëherë.

Bricjapi

Personat e kësaj shenje janë argëtues dhe ekscentrik, por mbi të gjitha janë besnikë.

Ujori

Përveç faktit se këta persona janë shumë romantikë, me vështirësi mund të konsiderohen si besnikë. Esenca është që bien në dashuri shumë lehtë. Pasi që dashuria dhe seksi janë gjëra të pandashme për Ujorin, atëherë mund t’ju tradhtojë edhe nëse keni qenë bashkë për shumë vite.

Peshqit

Peshqit preferojnë të jenë në lidhje dhe të martohen me persona që kanë para, andaj nëse e kanë një shans të jenë me dikë që ka më shumë para se ju, do të provojnë ta joshin atë person dhe ta fillojnë një lidhje me të pasi të ndahen nga ju.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme