Në lidhjen tuaj duhet të keni kujdes edhe për gjërat që i thoni të tjerëve.
Disa nga gjërat që nuk duhet t’i thoni të tjerëve për marrëdhënien tuaj në çift.
1. Keni kohë pa bërë seks
Mos gaboni t’ja thoni mikut tuaj diçka kaq personale. Përgjigjia e tyre do jetë: Oh mos u shqetëso, sepse edhe ata kanë të njëjtin problem. Irina Firstein, terapiste çiftesh nga New York, sqaron se kjo gjë nuk e ndihmon çiftin të kalojë problemet e tyre.
2. Nuk e duroni dot vjehrrën, ose kunatën
Edhe pse është e vështirë të mos shpreheni për këtë gjë, bëni durim. Mbajeni për veten tuaj, sepse nuk i dihet nëse këto fjalë do shkojnë në veshin e tyre. Mos i prishni punë vetes suaj.
3. Tradhtinë
Edhe nëse dyshoni se partneri juaj po ju tradhëton, nuk duhet t’i tregoni askujt, qoftë edhe njerëzve tuaj të afërt. Këtë gjë duhet ta mbani të fshehtë, derisa ta vërtetoni. Gjithashtu edhe nëse jeni ju që po tradhëtoni, nuk duhet të tregoni. Nuk është gjë e lehtë për t’u thënë.
4. Sekretet e familjes
Nëse partneri juaj ju ka thënë një sekret për familjen e tij, mos shkoni direkt tek shoqëria për t’ja treguar. Gjërat personale, sipas intv.al nuk duhen treguar as te miqësia e ngushtë. Nuk ka pse ata të dinë gjëra që partneri juaj jua ka treguar me mirëbesim.
5. Partneri nuk i menaxhon mirë paratë
Bisedat në lidhje me menaxhimin e parave, janë delikate. Nuk duhet të ankoheni te të tjerët në lidhje me mënyrën si partneri juaj harxhon paratë.
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...