Të gjithë i gëzohen një shtëpie të rregulluar dhe të pastër, por ndodhë që nuk kemi kohë për pastrimin e përditshëm.
Megjithatë, janë disa objekte në apartament në pastërtinë e të ciliave duhet të merremi rregullisht, shkruan Bright Side.
Studimet kanë treguar se leckat për pastrim në kuzhina janë lëndët më të papastra në kuzhinën e sexilit, dhe e njëjta vlen edhe për peshqirët që mbajmë në banjo. Meqë i përdorim disa herë në ditë, shpejtë bëhen të pistë dhe prandaj duhet të ndërrohen rregullisht.
Në çelësa ka më shumë baktere se tek butonat në ashensorë, edhe pse shumica e njerëzve rrallë kujtohet se edhe ata duhet të pastrohen. Këto paisje i mbajmë kryesisht në vende johigjienik si xhepat, dhe shpesh ndodh që ata të bien në dysheme, ku “marrin” një sasi të madhe të baktereve.
Edhe pse pastrimi i pllakave në dush ose banjë duket si një punë e madhe, ju gjithashtu mundeni që në shpejtësi t’i fshini me një leckë të thatë pas çdo dushi, dhe kështu me një veprim pak minutash do të parandaloni shumimin e baktereve.
Mënyra më e mirë për dezinfektimin e sfungjerëve për larjen e enëve është futja në furrën mikrovalore. Pas të lani mirë sfungjerin, e futni në mikrovalë për një minutë, me fuqi minimale.
Në mesin e gjërave që duhet të mbahen të pastra në banesë është sigurisht lavamani, i cili është vend jashtëzakonisht pjellor për bakteret.
Mënyra më e mirë për të pastruar dërrasën për prerje është me ndihmën e një përzierje të uthullës dhe ujit – në këtë përzierje lëreni dërasën që të qëndrojë për disa minuta. Një mënyrë tjetër është që dërrasën për prerje e lani drejtpërdrejt me ndihmën e sodës bikarbone dhe ujit
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës