Google ADS

Këto ngjyra më së miri u rrinë femrave me flokë të gështenjtë!

22:20 | 25 Gusht 2019
Arbresh Info

Flokët e errëta me nuanca të pasura dhe ngjyra e rrobave patjetër duhet të jenë në kontrast

Për shkak të nuancave të pasura në flokë, zeshkaneve u rrinë perfekt të gjitha ngjyrat.

E gjitha sillet rreth një rregulle të artë: bartni ngjyrat të cilat krijojë kontrast midis flokëve dhe pjesëve të rrobave, ashtu që edhe flokët edhe rrobat të dalin në pah!

Nga rozë e zjarrtë dhe deri te e verdha pastel, për shkak të këtyre ngjyrave të pabesueshme do të dukeni shkëlqyeshëm, ndërkaq ne në vazhdim po ju sjellim mënyrat më të mira se si t’i bartni top-ngjyrat për zeshkane!

Nuanca e bardhe dhe krem

Paleta neutrale e ngjyrave duket shumë mirë te zeshkanet, sepse flokët e tyre të errëta dalin në pah, ndërkaq lëkura duket më e shkëlqyer dhe më e freskët!

E kuqja

Kjo është arma sekrete të cilën çdo zeshkane e ruan me shkathtësi. Njësoj vlen edhe për buzëkuqin e kuq.

E kaltra e errët

Nuanca e kaltër e errët është varianti shumë më i mirë për zeshkanet deri te e zeza, sepse nuancat shumë të errëta për shkak të flokëve nga pak mund të “shpëlajnë” gjithë dukjen dhe ta bëjnë plotësisht monotone.

E trëndafilta

Ngjyra e trëndafilta e fortë (bashkë me të kuqen) është nuanca e cila i krijon kontrastin më të fuqishëm flokëve të errëta. Sa më e errët nuanca rozë, aq më mirë!

E verdha

E verdha është nuanca më e mirë nga të gjitha të cilën mundeni dhe duhet ta zgjidhni për vete. Kontrastin të cilin e bën në raport me flokët e errëta absolutisht perfekt do të duket në çdo zeshkane.

/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme