Në disa raste i prishin punë vetes, e në disa të tjera edhe ndihmon në komunikim.
Po flasim në rastet kur ju prishin punë. Sidomos femrat janë posesive më shumë dhe nxitohen duke dërguar shumë mesazhe që në fakt nuk duhet t’i dërgojnë një mashkulli që pëlqejnë.
1. Mezi po pres të kalojmë netë të tjera së bashku
Laurie Davis, autore e “ Love at First Click”, ka vënë alarmin duke lajmëruar femrat që nuk duhet të dërgojnë këtë mesazh. Nuk duhet ta lini atë të kuptojë që mezi po prisni takimin e rradhës. Në këtë mënyrë do i ulni pikë vetes suaj dhe interesi i tij ndaj jush do pakësohet.
2. Dëshiron të takosh prindërit e mi këtë fundjavë?
Po e bëtë këtë gjë, do dukeni sikur po e shtyni lidhjen tuaj me detyrim drejt një lidhjeje serioze. Nëse i dërgoni këtë mesazh do e largoni me lehtësi, pasi meshkujt presionin nuk e duan fare, sidomos nëse bëhet fjalë për ta bërë lidhjen serioze.
3. Ku ke qenë?
Këto fjalë do dëmtojnë lidhjen tuaj, pasi nënkuptojnë fajësinë. Pra ai duhet të ndihet në faj sepse është zhdukur, duke mos ju kujtuar. Nëse i dërgoni këtë mesazh, do duket sikur po e kontrolloni. Nëse ai do dëshironte, sipas intv.al ose do kishte mundësinë për t’ju shkruar do e bënte.
4. Çfarë planesh ke për më vonë?
Nëse e dërgoni këtë mesazh pas mesnate, këtij mashkulli po i jepni mesazhin e gabuar. Do duket sikur po i shkruani: A dëshiron të bësh seks me mua? Nëse keni synim tjetër, mos gaboni të dërgoni këtë mesazh.
5. Po mendoj për ty
Këtë mesazh mund t’i dërgosh të dashurit, por jo një mashkulli që thjesht po dilni së bashku. Bëhuni të durueshme dhe mos e jepni kaq lehtë veten.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...