Google ADS

Këto lëvizje zbulojnë çfarë vërtet mendon dikush për ju

22:56 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ekspertët e komunikimit joverbal shpesh flasin që këmbët janë pjesët më të sinqerta të trupit

Trupi ynë shfaq emocione më mirë se fytyra jonë. Prandaj, mu për këtë duhet patjetër të jeni të vetëdijshëm që gjuha e trupit mund të zbulojë se çfarë vërtet mendojmë për të tjerët, transmeton Telegrafi.

Personi me të cilin komunikoni NUK ju pëlqen
Në fillim do t’ju zbulojnë këmbët. Ekspertët e komunikimit joverbal shpesh thonë që këmbët janë pjesët më të sinqerta të trupit.

Nëse jeni në një lokal me dikë që nuk ju pëlqen, nuk do të bëni grimasa apo të neveriteni për shkak që nuk dëshironi të krijoni përshtypje të keqe apo të jeni josensibil. Mirëpo, shputat shpesh pavetëdijshëm do t’i ktheni nga personi i cili nuk ju pëlqen.

Shqetësimi i tepërt dhe mungesa e përqendrimit janë shenjë që nuk ndiheni mirë në shoqërinë përkatëse. Njësoj vlen edhe për situatën në të cilën i keni këmbët të kryqëzuara – automatikisht do t’i drejtoni në drejtim të personit i cili ju është simpatik, jo në drejtim të atyre të cilët nuk ju pëlqejnë.

Kur në mes të debatit gjestikuloni e duar, ndërkaq shuplakat ju janë të kthyera nga poshtë, kjo do të thotë që dëshironi të impononi dominimin në bisedë dhe nuk keni dëshironi të hiqni dorë nga qëllimet tuaja.

Personi me të cilin komunikoni ju PËLQEN
Kur ndiheni mirë në shoqërinë e ndonjë personi, automatikisht keni prirje për marrëdhënie “sipërfaqësore”. Ndiheni rehat dhe i qetë, nuk keni lëvizje të vrullshme dhe të papritura të trupit.

Gjithmonë do të përkulemi në drejtim të njerëzve ndaj të cilëve ndiejmë simpati, me kokë dhe me pjesën tjetër të trupit. Do të bisedojmë me ta me duar të hapura të cilat simbolizojnë pëlqim, sinqeritet dhe ndjenjë besimi ndaj personit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme