Këto janë shenjat që vogëlushi juaj është gati ”të braktisë” pelenat

08:50 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Fëmijët fillojnë të mësojnë të përdorin tualetin/uturakun në faza të ndryshme të jetës tyre. Shumë prej tyre janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, midis moshës 2-4vjeç, por çdo fëmijë është i ndryshëm dhe kjo kohë mund të luhatet e nuk mund të ndodhë brenda një nate.

Ky është një proces i gjatë, kështu që jini të kujdesshëm kur fëmija shfaq sinjalet e para se është gati për të kaluar nga hapi i të mbajturit të pelenave, mësimit të përdorimit të tualetit deri tek hapi përfundimtar që ështe heqja e pelenave.

Çdo fëmijë mëson në ritme të ndryshme dhe në kohëzgjatje të ndryshme. Disa prej tyre mund të mësojnë në një periudhë prej 3-4 javësh ndërsa disa të tjerë duan më shumë kohë. Ndodh që edhe pasi kanë mësuar të përdorin tualetin, fëmijët mund të urinojnë ose të ndoten përsëri pa dashje dhe nëse janë të stresuar ose nëse ndodh një ndryshim në jetën e tyre (p.sh. ardhja në jetë e motrës ose vëllait) mund të kthehen mbrapa në zhvillim.

Megjithatë prindërit nuk duhet të shqetësohen për sa i përket kohëzgjatjes që u duhet fëmijëve të tyre për të mësuar përdorimin e tualetit.

Fëmija juaj mund të jetë gati të përdorë tualetin, nëse ai/ajo përdor sinjalet e mëposhtme:

  • Mund të ecë vetë deri tek uturaku (tualeti).
  • Mund të qëndrojë i/e thatë me pelena të palagura për disa orë rresht.
  • Ju tregon kur do të përdorë uturakun. Kupton udhëzime të thjeshta të tilla si: “shkojmë te uturaku yt”.
  • Është në gjëndje të ulet mbi uturak dhe të ngrihet prej tij me pak ndihmë nga ju.
  • Mos u shqetësoni nëse ndodhin “aksidente” gjatë kësaj periudhe (pra, fëmija përsëri lag pelenat apo nuk kontrollon dot jashtëqitjen). Është normale që të ndodhin.
  • Visheni me rroba që mund t’i heqë dhe t’i veshë lehtësisht .
  • Vendoseni uturakun në të njëjtin vend, në mënyrë që fëmija juaj e di se ku të shkojë (për shembull në banjo).
  • Zhvilloni një rutinë, duke e vendosur fëmijën në uturak në momente të veçanta gjatë ditës, si për shembull pasi është zgjuar në mëngjes, pas vakteve të ngrënies, përpara orës së gjumit, ditën dhe natën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme