Këto janë shenjat që tregojnë se ajo vdes për ty

01:18 | 27 Maj 2017
Trina Galanxhi

Meshkuj, kushtojini rëndësi këtij studimi, pasi do te kuptoni kur një femër është vërtet e interesuar për ju.

1-Bëhet shumë kurioze rreth teje

Kërkon të dije çdo gjë rreth teje si dhe shumë shpesh ndodh, që ajo seleksionon shijet e tua në një mënyrë që pëlqimet dhe mospëlqimet të përputhen me të sajat.

2-Ndihet nervoze dhe ndoshta pak si në gjemba

Nëse ajo vërtet interesohet për ty, do të duket shumë nervoze, sidomos nëse e kupton se ti po i lexon shenjat e saj.

3-Gjuha e trupit të saj është e kuptueshme

Shumë njerëz thonë se trupi nuk mund të gënjejë. Nëse kjo vajze do jetë vërtet e interesuar për ty ajo do flasë shumë me gjestikulacione gjë që ju do e kuptoni lehtë.

4) Ajo behet një hetuese e vërtetë

Nëse ajo vërtet është e interesuar për ty , ajo do të bëhet një hetuese e vërtetë duke të pyetur gjithçka që ajo kërkon të dijë deri në detaje.

5-Ajo nuk tregohet shumë “busy”

Nëse ajo vërtet është e interesuar për ty nuk do të nxjerrë pretekste të kota si p.sh “Jo nuk dal dot tani se kam për të mësuar apo tani do dal por nuk takohemi dot, etj etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme