Kur njohim një person të ri me të cilin ndjejmë kimi të fortë, si për ata që besojnë por edhe skeptikët nuk rrinë dot pa kërkuar në internet për të parë përputhshmërinë e dy shenjave të horoskopit.
Shpesh kur përputhja ka një përqindje të lartë na jep siguri dhe krijohen iluzionet që mund të kemi njohur personin me të cilin do të martohemi. Në mendjen e secilit ndërtohen skenaret për dasmën, fëmijët dhe shtëpinë.
E në rastet kur kjo përputhje ka përqindje të vogël humbet besimi te horoskopi, dhe kjo e fundit konsiderohet budallallëk me brirë dhe humbje kohe. Megjithatë për këto çifte qofshin jetëgjata apo jo, astrologjia gjithmonë ka pasur një farë të drejte; qoftë edhe për grindjet më të mëdhaja të çifteve në mos qoftë ndarja.
Në fakt, disa besojnë se shenjat astrologjike mund të lidhin ose të ndajnë një çift.
Më poshtë janë të renditura disa nga çiftet astrologjie më të suksesshme, e që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën:
Peshorja dhe Luani: Peshorja dhe Luani janë shumë socialë. U pëlqen të festojnë shumë dhe duan të jenë në qendër të vëmendjes. Luani ka gjithmonë nevojë për vëmendje dhe Peshorja mund t’ja ofrojë.
Binjakët dhe Peshorja: Binjakët dhe Peshoret kanë një tërheqje intensive seksuale sa herë që janë bashkë. Lidhja mes këtyre dy shenjave do jetë e shpejtë. Të dy do gjejnë mënyra se si ta qetësojnë njëri-tjetrin.
Dashi dhe Ujori: Një çift që ka këto shenja do i bëjë të gjithë ata që i rrethojnë të jenë xhelozë për ata. Aventurier, të lirë dhe shumë argëtues.
Dashi dhe Gaforrja: Dashi është i fortë dhe shumë i guximshëm dhe Gaforret shumë shpesh tërhiqen nga energjia e tyre.
Dashi dhe Peshqit: Peshqit dhe Dashi janë shumë mirë për njëri-tjetrin, sepse Peshqit janë më pasivë dhe e lejojnë Dashin t’i udhëheqë.
Gaforrja dhe Peshqit: Këto dy shenja uji janë shumë të ndjeshme, prandaj nuk do e mërzisin asnjëherë njëri-tjetrin.
Demi dhe Gaforrja: Këto shenja e plotësojnë më së miri njëra tjetrën sepse kanë një mënyrë të kuptuari të përbashkët. Për më tepër të dyja shenjat vlerësojnë shumë familjen, shtëpinë dhe stabilitetin.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre