Ndryshe nga 9 shenjat e tjera që shpeshherë e gjejnë veten në vështirësi ekonomike dhe pa një dyshkë në xhep Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi jo vetëm që nuk kanë probleme të kësaj natyre, por edhe arrijnë të kursejnë.
Demi
Personat që i përkasin kësaj shenje janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër. Nuk kanë nevojë as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Demët nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj dhe zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepin bosh.
Virgjëresha
Paraja dhe Virgjëresha kanë një marrëdhënie utilitare: Virgjëresha përdor paratë, por edhe paratë e përdorin Virgjëreshën Janë shumë të moderuara kur bëhet fjalë për të bërë blerje të reja apo shpenzuar sasi të konsiderueshme për veshjet, udhëtimet etj. Natyra detajiste dhe perfeksioniste bën që të mos bien lehtë në kurthin e uljeve apo blerjeve të çmendura. Kursejnë shumë por njëkohësisht kënaqin nevojat e tyre të së tashmes.
Bricjapi
Kjo shenjë është një ndër më punëtoret e të gjithave. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund t’u kanoset. Ata punojnë fort dhe mendojnë për ditë të vështira. Nuk shpenzojnë asnjëherë për gjëra pa vlerë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...