Këto janë rregullat e arta për të nisur një marrëdhënie të re dashurie

15:17 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Njerëzit të cilët prej shumë kohësh kanë qenë vetëm, ndoshta e kanë disi të vështirë të përshtaten në një marrëdhënie dashurie.

Të qëndruarit vetëm për një kohë të gjatë, ju bën edhe që t’ju humbin reflekset. Por për të gjithë ata që janë afër krijimit të një lidhjeje, duhet të kenë parasysh 10 rregulla të arta për të krijuar jo thjesht një lidhje por një lidhje të suksesshme.

1 – Përmbajuni limiteve, asgjë e mirë nuk vjen nga nxitimi i tepërt
2 – Të paktën një ditë në javë kalojeni së bashku. Mos ftoni askënd. Quajeni ditën tuaj ku mund të bëni gjithçka bashkë.
3 – Nuk është nevoja të ktheheni në binjak siamez. Hapësirat duhet të respektohen me patjetër. Mos harroni që çdo gjë duhet të vijë gradualisht.
4 – Mos diskutoni për të ardhmen përpara kohe. Lërini njëri tjetrit kohën e mjaftueshme për ta shijuar lidhjen ashtu siç është.
5 – Tregohuni të respektueshëm dhe të dashur me miqtë e partnerit. Mendimi i tyre është i rëndësishëm, mos e harroni kurrë.
6 – Mos harroni miqtë tuaj. Edhe pse tani jeni në një marrëdhënie, përpara se të shfaqej ky personi që ishin miqtë tuaj ata që ju ofruan shpatullën për t’u mbështetur.
7 – Mos i fshihni gjërat e rëndësishme. Sigurisht nuk ka nevojë për detaje, por disa gjëra duhet të thuhen me patjetër, pasi më vonë mund të bëhen problematike.
8 – Kujdes me pretekstet që krijoni për të debatuar. Fillimisht përpiquni t’i shmangni në çdo mënyrë.
9 – Gjërat intime mbajini për vete. Mos i tregoni miqve tuaj për raportin intim që keni me partnerin.
10 – Mos e trajtoni partnerin si lexues mendjeje. Bëni mirë që t’ja thoni gjërat që dëshironi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme