Shumë personave u ndodh që sa herë flasin në telefon kanë “në majë të gjuhës” fjalën të dua. Nëse dikush ju bën një nder ti i thua të dua. Nëse i dashuri ju thotë se ju do me shumë mundësi edhe ju do ja ktheni.
Nëse ndodhesh në një club dhe ke pirë, ndodh që i thua edhe shokut se e do shumë.
Përdorimi i rastësishëm i këtyre fjalëve është kthyer në një zakon refleksiv. Ka edhe momente kur ju shprehni dashurinë e sinqertë me këto fjalë apo ndoshta kur e lini të kuptohet duke e parë me sytë e një të dashuruari. Megjithatë duhet të filloheni të shqetësoheni për faktin se sa shpesh i thoni dikujt “të dua” qoftë edhe për shaka në një moment me miqtë tuaj. Ndoshta dikush nuk do iu besojë një ditë e mund t’ju thotë se këtë shprehje ju ja thoni shumë personave.
Ka 5 shkaqe të ndryshme përse mund ti thuash dikujt këto fjalë.
Shkaku kryesor përse ju mund t’i thoni të dua edhe personit që ju sjell picën, është lumturia. Kjo shprehi është një mënyrë për të shprehur gëzimin e momentit, por vetëm kaq.
Një tjetër arsye për ti thënë dikujt të dua është për t’ju përgjigjur pikërisht të dashurit. Nëse ju thotë se ju do, përgjigja juaj “edhe unë të dua” është refleksive.
Sigurisht që nuk mund të mungonin dhe dashamirësit ata që falenderojnë dhe duan për çfarëdo arsye.
Fjala “të dua” thuhet edhe mes miqsh sidomos nëse batutat dhe shakatë mes jush janë gjithnjë të pranishme. Kategoria e fundit janë të dashuruarit selektiv ose ata persona që këtë fjalë e rezervojnë vetëm për personin që dashurojnë . Megjithatë na duhet ta pranojmë se nga të 5 llojet ka njerëz që e përdorin fjalën “të dua” me shumicë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...