Këto janë rastet kur dieta nuk ju bën mirë

20:40 | 22 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Studime të shumta tregojnë se dietat vegjetariane mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, madje edhe kancerit.

Megjithatë, ekziston një tjetër rrezik që mund të vije nga këto dieta, pasi ato mund të ju dërgojnë në humbje të disa lëndëve ushqyese, që mund të sjellin pasoja të rënda të trupin tuaj, transmeton portali arbresh.info

Ja disa nga ato:

Ushqimi juaj është i bazuar në djath të rafinuar ose karbohidrate

Ushqimi pa mish dhe pesh mund të mos jetë aq përfekt. Nëse dieta bazohet në djath ose karbohidrate, por mungojnë perimet dhe frutat atëherë trupi juaj mund të përballet me mungesë të lëngjeve dhe proteinave.

Ndjeheni të fryrë

Perimet, frutat ose ushqimet që përmbajnë shumë fibra mund të ju shkaktojnë gazra dhe dhimbje të stomakut. Për të lehtësuar simptomat ju duhet të rrisni sasinë e ujit dhe të ndihmoni organizmin që të tretë mirë këto ushqime.

Ndjeheni të lodhur

Konsumimi i tepruar i karbohidrateve dhe mungesa e proteinave mund të ju bëjnë që të ndiheni të lodhur. Kjo ndodh për shkak se në dietën tuaj mundon sasia e konsiderueshme e hekurit dhe e vitaminës B12./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme