Të ushqesh dhe të mbash një marrëdhënie të shëndetshme romantike kërkon përkushtim dhe punë, gjë që mund të shpjegojë deri diku pse njerëzit shpesh thonë se një marrëdhënie e caktuar nuk “funksionon”.
Ashtu si personalitetet dhe përbërja jonë biologjike që janë të ndryshme, poashtu është stili jonë i komunikimit dhe mentaliteti ynë, transmeton portal arbresh.info
Sipas një studimi të fundit, të kryer nga aplikacioni i takimeve në Couple, janë gjetur se cilat janë tre pengesat kryesore për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë.
Studimi gjeti se fajtorë janë problemet e komunikimit (56%), mungesa e kohës së përbashkët cilësore (37%) dhe problemet e shëndeti mendor (35%).
Vështirësitë në komunikim
Të gjithë kemi aftësi të ndryshme komunikimi. Durimi dhe respekti janë të nevojshëm që ne të funksionojmë më mirë me gjysmën tjetër, megjithatë, shpesh, edhe me durim, problemet e komunikimit nuk ndalen.
Deana Shahadi, një konsulente për marrëdhënie që punon me Couply, thotë se një nga arsyet kryesore që çiftet kanë probleme në komunikim është se secili partner fokusohet më shumë tek vetja.
“Në thelb, ne nuk dëgjojmë dhe nuk kujdesemi për njëri-tjetrin”, tha Shahadi, duke sugjeruar se zgjidhja e kësaj çështje është vetëdija dhe ndershmëria. “Është e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin”. Ajo i fton çiftet të flasin dhe të shprehin se si ndihen, në mënyrë që komunikimi i tyre të bëhet real dhe kuptimplotë. Ndonjëherë është mirë të zëmë vendin e tjetrit, në këtë mënyrë do të ndihmojë marrëdhënien tonë dhe do të përmirësojë komunikimin”.
Kjo do t’ju ndodhë nëse nuk kryeni marrëdhënie intime
Mungesa e kohës cilësore
“Vetëm pse uleni pranë njëri-tjetrit për orë të tëra dhe shikoni celularin, nuk do të thotë që kaloni kohë bashkë”, thotë Shahadi.
“Bëjini pyetje për ditën e tyre, punën e tyre … sigurisht, mos u bëni presion të tjerëve, por jini të pranishëm. Tregohuni të vëmendshëm dhe filloni një bisedë që do të zgjasë pak.
Nuk i ndalë as lufta, çifti kurorëzon dashurinë e tyre në rrënoja
Shëndeti mental
Më atë që po ndodh rreth nesh, nuk është aspak për t’u habitur se shpejt mund të pushtohemi nga emocionet negative, sikurse janë frika dhe zemërimi. Shkalla e çrregullimeve të ankthit dhe sulmeve të panikut janë vazhdimisht në rritje, si pasojë e të cilave marrëdhëniet mes partnerëve preken rëndë.
“Nëse shëndeti juaj mendor nuk ndikon shumë në jetën tuaj të përditshme dhe është vetëm rezultat i lodhjes, atëherë një dush i qetë ose një përqafim i ngrohtë nga partneri juaj është zgjidhja”, tha ajo.
Megjithatë, ekspertja ka theksuar se nëse emocionet negative kanë ndikim në marrëdhënien tuaj dhe kontribuojnë në performancën e dobët në punë, atëherë zgjidhja më e mirë është të kërkoni ndihmë profesionale./arbresh.info/
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...