Gjatë tërë historisë eksploruesit kanë kërkuar eliksirin e rinisë së përjetshme. Në ndërkohë, nuk është se u gjet, por megjithatë është zbuluar se ku është jetëgjatësia më e lartë në botë.
Më poshtë mund të gjeni 5 vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe mund të zbuloni arsyen pse ndodh një fenomen i tillë në këto pesë vende, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Japoni
Duke jetuar mesatarisht deri në 83 vjeç, Japonia ka kohë që renidet si vendi i parë në botë për pritjet më të larta të jetës. Okinava, që shpesh quhet ‘vendi i të pavdekshmive’, ka qenë qendër globale për kërkimin e jetëgjatësisë. Arsyeja kryesore u është dhënë dietave lokale, e cila përfshin tofu dhe patate të ëmbël.
Spanja
Dieta mediterriane, e pasur me vaj ulliri, perime dhe verë të shëndetshme, ka kontribuar në jetëgjatësinë e popullsisë në Spanjë. Por, Spanja ka edhe një sekret në lidhje me këtë fenomen, që është gjumi i pasdrekës. Në Spanjë shumica e dyqaneve mbyllen nga ora 14:00 deri në 17:00 dhe njerëzit gjatë asaj kohë shkojnë për të pushuar në shtëpitë e tyre.
Singapore
Me një sistem shëndetësor të quajtur ‘mrekulli’, Singapori renditet si vendi i tretë në botë për nga jetëgjatësia. Vendi ka një normë të ulët të vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave. Shumë njerëz merren me sport dhe ushtrime të ndryshme, madje së fundmi vendi ka hapur një park terapeutik që është i projektuar për të redukatuar stresin dhe për të përmisuar mirëqenien mendore mes të rriturve dhe të moshuarve.
Zvicra
Meshkujt duken më mirë në Zvicër sesa kudo tjetër në botë. Si një nga vendet më të pasura në Europë, Zvicra ka kujdes shëndetësor me cilësi të lartë, siguri të fortë personale dhe ndjenjën e mirëqenies e kontribuon në gradën më të lartë. Besohet se një ndër faktorët kryesorë të jetëgjatësisë janë djathi dhe qumshti.
Koreja Jugore
Koreja e Jugut mund të kthehet një vendin e parë për nga jetëgjatësia, madje pritet që shumë shpejt t’ia kalojë edhe Japonisë. Studimet e fundit thonë se jetëgjatësia në vend lidhet me ekonominë e fortë në vend, qasjen e gjërë të kujdesit shëndetësor dhe për arsyen se njerëzit atje kanë presionin më të ulët të gjakut sesa personat në vendet perëndimore. Vendi gjithashtu ka një dietë të pasur me ushqime të fermentuara, të cilat thuhet se ulin kolesterolin, nxisin imunitetin dhe parandalojnë kancerin./Arbresh.info
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...