Keni menduar gjithmonë, por ju është dukur pak e sikletshme apo jo higjienike apo etj. etj.
Një grup studiuesish kanë zbuluar se të fjeturit pa rroba sidomos ata që janë çift, të bën mirë.
Mund ta pëlqesh partnerin më shumë
Një firmë britaniko-amerikane e cila promovon produkte pambuku si çarçafë apo pizhama, zbuloi se 57 për qind e atyre që flinin nudo ishin më të lumtur në marrëdhënien e tyre.
Mund të parandalojë diabetin
Duket pak si pa logjikë, por: Të rriturit kanë sasi të vogla yndyrë kafe (yndyrë e mirë) në trupin e tyre, dhe një studim në 2014-n tregonte se si temperatura e dhomës ndikonte në këtë yndyrë.
Sa më e ulët të ishte temperatura aq më shumë yndyrë kafe shtohej në trup si dhe insulina ishte në nivele më të mira, çka sipas kërkuesve mund të ulë rrezikun për diabet.
Është më mirë për shëndetin e grave
Sipas gjinekologëve, fjetja në temperatura të larta apo me shumë rroba mund të çojë në shtimin e baktereve në zonën vaginale.
Duke fjetur nudo mund të ajrosni më mirë këtë zonë, duke parandaluar dhe infeksionet.
Kështu bënin paraardhësit tanë: Nëse jeni një person që mban dietë Paleo, që konsumon ushqime si njerëzit e dikurshëm të shpellave, përse dhe të mos flini si ato?
Paraardhësit tanë këtë e kishin dhe si mbrojtje nga grabitqarët, ndoshta këtë ndjenjë sigurie mund ta kini duke fjetur lakuriq dhe në ditët moderne.
Mund të jetë më mirë për sistemin imunitar
Raportimet thonë se kur kemi kontakt lëkurë më lëkurë, gjendrat tona të hormoneve marrin një mesazh: shtohen dhe çlirojnë hormonin kortizol.
Siç shpjegojnë dhe doktorët: Kortizoli mban nën kontroll reagimin imunitar.
Kontakti lëkurë më lëkurë gjithashtu rrit nivelet e oksitocinës, e cila ka një efekt pozitiv në presionin e gjakut dhe shërimin, shkruan shije.al.
Temperatura e trupit ndikon tek gjumi
Në një studim të 2004-s u zbulua se nisja normalisht e gjumit ndikohet dhe nga temperatura e kores së trupit.
Studimet gjithashtu zbuluan se njerëzit të cilët vuanin nga pagjumësia e kishin më të lartë këtë temperaturë, krahasuar me të rritur të tjerë që nuk kishin probleme me gjumin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...