Këto janë operacionet plastike më të popullarizuara për momentin

09:49 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Është rikthyer ndryshimi i fytyrës dhe për këtë e ka fajin Instagrami.

Kur njerëzit shkojnë nën brisk, ata gjithnjë po fokusohen shumë e më shumë në dhjamra, mbushës dhe ngritës fytyre (facelifts) për të arritur selfie të përsosur. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Amerikane e Kirurgjisë Plastike, ka pasur ngritje në operacione të fytyrës, transplante dhjamore dhe injektime – dhe Instagram filtrat mund të jenë arsyeja.

Kanë qenë pothuajse 1,8 milion operacione kozmetike të kryera në vitin 2016. Këtu kemi pesë ndër më të njohurit:

Zmadhimi i gjinjve (290,467 procedura, 4 për qind më shumë nga 2015)

Trashja e buzëve (Liposuction) (235,237 procedura, 6 për qind më shumë nga 2015)

Formëzimi i hundës (223,018 procedura, 2 për qind më shumë nga 2015)

Operim i qepallave (209,020 procedura, 2 për qind më shumë nga 2015)

Ngritja e fytyrës (facelifts) (131,106 procedura, 4 për qind më shumë nga 2015)

Dhe kanë qenë e pabesueshme 15,5 milion procedura kozmetike minimalisht-invazive të kryera vitin e kaluar. Këto ishin llojet më të njohura:

Botox (7 million procedura, 4 për qind më shumë nga 2015)

Mbushës të indeve të buta (Soft Tissue Fillers) (2.6 million procedura, 2 për qind më shumë nga 2015)

Pastrim kimik (Chemical Peel) (1.36 million procedura, 4 për qind më shumë nga 2015)

Heqjen e qimeve me Laser (Laser hair removal) (1.1 million procedura, 1 për qind më pak nga 2015)

Pastrim i thellë i lëkurës (Microdermabrasion) (775,000 procedures, down 3 percent from 2015)

Studimi gjeti disa trende interesante në të dhënat e 2016-ës. Para së gjithash, ndryshimi i fytyrës (facelift) kishte rënë më parë nga pesë kryesorët (e kishte mundur zvogëlimi i barkut), por u rikthye në vitin 2016, dhe kirurgët fajësojnë Instagramin. “Pacientët janë të mahnitur nga ndryshimet e menjëhershme në fytyrë”, tha Dr Debra Johnson, presidente e Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë Plastike, në një deklaratë. “Është i dukshëm popullariteti i aplikacioneve dhe mbushjeve që ndryshojnë mënyrën se si mund t’i japin formë dhe hije fytyrave tona”.

E dyta, pacientët janë duke bërë gjithnjë e më shumë procedura të heqjes së dhjamit të tyre për ta depozituar diku tjetër në trup. Ka pasur rritje në injektimet e dhjamit kozmetik në zonat specifike, “ngrirja” e dhjamit pa kirurgji si dhe tërheqja e zonave të varura. Janë gjithashtu rritja e vitheve dhe zmadhimi i gjinjve duke përdorur transplant dhjamorë.

Dhe e treta, ndoshta më e habitshme, është se të dhënat e Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë Plastike zbuluan labiaplastikën për herë të parë. Ata gjetën se operacioni, për ngritjen apo injektimin e dhjamit dhe mbushjen e buzëve, është bërë 12,000 herë në vitin 2016, e cila është në ngritje për 39 për qind nga viti 2015, raporton femra.net.

Sipas CNN, kirurgët kanë raportuar se çuditërisht kërkesat specifike nga pacientët kanë ndryshuar. Një mjek thotë se pacientët e tij kanë kërkuar madhësi më të vogla, pasi i kanë zmadhuar gjinjtë. Një tjetër ka thënë se pacientët e tij duan më pak procedura për heqjen e lëkurës së tepërt ashtuqë janë përcaktuar për mbushje. Mbushjet janë gjithashtu të njohura për shkak të efektit Kylie Jenner; yll emisionesh e cila ka pranuar se i përdor ato për të trashë buzët e saj të famshme.

Por The Guardian në fakt raporton se shumë njerëz aktualisht po kërkojnë procedura të zvogëlimit të buzëve si kurrë më parë. Ka pasur 28.430 procedura për zmadhimin e buzëve vitin e kaluar, por ka pasur edhe 3.547 procedura zvogëlimi të buzëve, me shtim marramendës së fundmi për 283 për qind.

“Një dekadë më parë kirurgët plastikë mund të ken parë një pacient çdo shtatë deri në dhjetë vjet kur ata kishin nevojë për një procedurë të madhe si ndryshim të fytyrës apo zvogëlimin e barkut”, tha Dr Johnson në deklaratën e Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë Plastike. “Tani pacientët kanë marrëdhënie të vazhdueshme me kirurgët e tyre plastik dhe ndjehen më të rehatshëm duke diskutuar për të gjitha zonat e trupit të tyre që mund të janë të interesuar për ripërtëritje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme