Shenjat që dikush është duke gënjyer nuk janë gjithmonë të lehta për t’u deshifruar dhe fatkeqësisht nuk ka një mënyrë për të përcaktuar nëse dikush po tregohet i sinqertë apo është duke gënjyer.
Megjithatë janë disa shenja sipas ‘businessinsider’, që mund ta zbulojnë.
Ne jua sjellim ato më poshtë:
1 – Tendenca për të ndryshuar shpesh pozicionin e kokës. Kur ju i drejtoni një pyetje dikujt dhe ai ndryshon në moment pozicionin e kokës ndërkohë që është duke ju kthyer përgjigje atëherë po gënjen.
2 – Frymëmarrja ndryshon. Kur frymëmarrja rëndohet, shpatullat ngrihen dhe zëri zbehet është një shenjë që personi përballë po ju gënjen.
3 – Qëndrimi pa lëvizur. Është e zakonshme që kur jemi duke biseduar mund të lëvizim trupin, është një refleks që e ka çdokush. Problemi fillon atëherë kur dikush qëndron pa lëvizur.
4 – Përsëritja e fjalëve. Përsëritja e fjalëve është një mënyrë që personi që është duke gënjyer të ketë më shumë kohë për të gjetur diçka dhe për të dalë nga situata.
5 – Japin më tepër informacion se sa duhet. Kur dikush vazhdon të flasë për një kohë të gjatë dhe të jep informacione të panevojshme është një shenjë që mund të jetë duke gënjyer.
6 – Tendenca për të mbuluar pjesët e dobëta të trupit. Këtu përfshihen qafa, koka, kraharori dhe pjesa abdominale.
7 – Të shikosh në sytë e dikujt pa lëvizur sytë. Kur dikush ju shikon për një kohë gjatë pa i lëvizur sytë tregon se po ju gënjen. Kjo është shenja më e dallueshme për ta zbuluar.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër