Disa produkte janë krijuar specifikisht për t’u mbajtur në banjë, ndërkohë disa të tjerë mund të jenë të rrezikshëm.
Peshqirët
Banja është një terren me lagështirë, e përsosur për krijimin e mykut dhe peshqirët janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë. Ruajini ata në një dollap dhe mos i mbani varur në banjë për ditë të tëra.
Bizhuteri
Jo më kot, bizhuteritë katë kuti specifike pasi sigurisht që dëmtohen nga temperaturat e ngrohta. Prandaj mbajini ato në një vend të freskët dhe sigurohuni që t’i vendosni në një kuti praktike
Furçat e dhëmbëve
Të gjitha thashethemet që keni dëgjuar janë të vërteta. Po, furçat nuk duhet të mbahen në banjë. Një studim i Universitetit të Manchester-it në 2012-n gjeti 10 milionë baktere në një furçë të vetme.
Për ta mbajtur furçën larg mikrobeve, thajeni pak pas përdorimit dhe vendoseni në një vend të izoluar (dollap), shkruan Anabel.
Produket e make up-it
Produktet kozmetike bien pre e baktereve dhe mykut si pasojë e lagështirës së tepër. Furçat duhen mbajtur në një vend të freskët dhe pa pluhur.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...