Në ditët e sotme iu tregojnë aq shumë mënyra për të humbur peshë, saqë ju nuk e dini se kë të besoni dhe kë jo. Disa thonë që duhet të hani shumë herë në ditë, por nga pak, ndërsa të tjera thonë hani 3 vaktet dhe jo më shumë.
Për të zgjidhur këtë situatë dilematike, dritare.net do ju tregojë se çfarë është një gënjeshtër. Le t’i shohim!
Jemi dakord që dieta me pak karbohidrate të dobëson, por keni menduar ndonjëherë sesi do jeni me shëndetin? Karbohidratet në sasi të limituar, të ulin energjinë, prandaj është më mirë t’i shmangni.
Të gjithë e keni dëgjuar shprehjen “Hani mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si një i varfër”, por ju mos e besoni, sepse nuk është e vërtetë. Ju mund të hani kur të doni, mjafton mos ta teproni me kaloritë dhe yndyrat.
Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë më shumë se tre herë në ditë janë më të shëndoshë, sesa ata që hanë 3 herë. Prandaj ngrënia shpesh për të rënë në peshë dhe për të rritur metabolizmin, është thjesht një gënjeshtër.
Gënjeshtër! Në palestër është e rëndësishme cilësia e trajnimit, jo orët e shpenzuara.
Yndyrat kanë 9 kalori për gram, ndërsa proteina ka 4 kalori për gram. Kjo është dhe arsyeja pse duhet të tregoni kujdes me ushqimet e yndyrshme. Por kjo nuk do të thotë t’i hiqni fare nga dieta, kjo do të thotë të llogarisësh çfarë ha.
Jo, nuk është e vërtetë. Për sa kohë ju keni një jetesë të shëndetshme, nuk do fitoni peshë. Çelësi i gjithë kësaj janë ushtrimet fizike.
Shumë njerëz besojnë se kur ditën tjetër pas seancës stërvitore ke dhimbje, atëherë ia ke dalë të humbësh ca kile, por s’është kështu. Ke, apo jo dhimbje, nëse po trajnohesh, do humbësh peshë.
Përpara stërvitjes ju bëni një tendosje muskujsh, si parapërgatitje. Por, ju duhet të bëni të kundërtën. Tendosjen bëjeni pas stërvitjes, kështu muskujt tuaj do jenë gati për t’u çlodhur.
Janë dy gjëra të rëndësishme që nuk duhet t’i anashkaloni gjatë agjërimit, e para, mos e ngordhni veten urie dhe e dyta, mos hani ushqime të thata.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë