Google ADS

Këto janë fustanet që duhet të ketë çdo femër në garderobë (FOTO)

15:31 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Të gjithave mund t’ju ketë thënë ndodhur të hapni dollpain dhe t’i thoni vetes ‘’Nuk kam asgjë për të veshur’’.

Ky është një ndër skenarët më të njohur në botën e femrave. Por edhe nëse dilni fill për të bërë shopping, sërish do të ndiheni sikur nuk keni asgjë.

Në artikullin e sotëm do ju ofrojmë një guidë për të gjitha llojete fustanve që çdo femër duhet të ketë në garderobëne saj, shkruan Living.al.

Fustani ka evoluar me kalimin e veiteve duke iu përshtatur tendencave dhe risive të kohës, por vazhdon të mbetet një ndër elementët më ikonikë të botës së modës dhe ndër më identifikuesit të stilit dhe sharmit femëror. Ja çfarë nuk duhet të mungojë në garderobën e gjithësecilës :

1. Fustani i zi i gjatë: Çdo femër duhet të ketë në garderobë të paktën një fustan të zi të gjatë, i cili mund t’ju kursejë nga kokëçarjet e vazhdueshme për të gjetur fustanin e duhur. Mund ta përdorni në raste të ndryshme, si darka mes kolegësh apo takime mes miqsh. Me këtë zgjedhje nuk do të gaboni kurrë.

2.Fustani i shkurtër: Jo vetëm që do t’ju japë mundësinë të zbuloni pak më shumë lëkurë seç duhet, por ky fustan mund t’ju qëndrojë mirë si në pjesën e paradites dhe atë të pasdites, duke ju bërë të ndiheni mirë.

3.Fustani i punës: Edhe pse keni një mori veshjesh për zyrë, sërish në garderobën tuaj duhet të jetë fustani ‘’special’’ që ju vesh me pushtet dhe hijeshi në ambientin ku punoni.

4.Fustani i punuar me dorë: Fustanet e thurura me grep ose punuar me shtiza ju japin ndjesinë e përkëdhelive të gjyshes në çdo kohë.

5.Fustani me motive floreale: Lejojini lulet të zbresin në trupin tuaj, duke patur një ose më shumë fustane me motive lulesh në garderobë.

fst1 fst2 fst3 fst5 fst6 fst7

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme