Lumturia është faktori më i rëndësishëm në ruajtjen e një martese.
Nëse jeni në kërkim të lumturisë në jetë, është mirë që të zgjidhni saktë partnerin tuaj, transmeton portal arbresh.info
Sigurisht që dashuria nuk kërkon rregulla dhe lloje, por këtu po paraqesim vetëm rezultatet e hulumtimit. Një studim gjerman zbulon se cili lloj burri mund ta bëjë një grua më të lumtur.
Martesa që dominohet nga stabiliteti emocional
Më së miri do të ishte të shmangni dashurinë me një person me humor dhe emocione të paqëndrueshme. Këto përfshijnë njerëz të prirur ndaj ankthit, paqëndrueshmërisë emocionale dhe depresionit.
Me pak fjalë, njerëzit që janë vazhdimisht të shqetësuar kanë nevojë për siguri të madhe dhe mund të jenë burim problemesh. Njerëzit që janë të martuar ose në partneritet me njerëz emocionalisht të paqëndrueshëm janë më pak të lumtur se njerëzit që janë në një marrëdhënie me njerëz të qetë ose emocionalisht të qëndrueshëm.
Martesat me prioritete të përcaktuara qartë
Në studimin gjerman, është treguar qartë se gratë janë veçanërisht të lumtura kur martohen me një burrë, i cili prioritet ka familjen.
Edhe pse puna shtesë duket të jetë një formë kujdesi me synimin për të siguruar burime materiale shtesë për familjen. Studimi zbuloi se si burrat ashtu edhe gratë që punonin jashtë orarit ishin më pak të lumtur se ata që kalonin më shumë kohë me familjet e tyre, transmeton portal arbresh.info
Martesat dhe marrëdhëniet afatgjata duket se i bëjnë të lumtur gratë dhe burrat, por është thelbësore se sa një person është emocionalisht i afërt me partnerin.
Sigurisht, nëse në një marrëdhënie ka tradhëti, atëherë nuk do të ketë lumturi.
Edhe pse një marrëdhënie e qëndrueshme martesore i bën njerëzit të lumtur, hyrja në një martesë është e ngjashme me lojën e lotarisë. Cilat janë shanset për të fituar? Statistikisht, 40 deri në 50 për qind e martesave nuk janë të mira, të paktën në Shtetet e Bashkuara, që përfundojnë me divorc (më shpesh, divorci inicohet nga gratë), pa llogaritur çiftet që qëndrojnë të martuar, por janë të ndarë nga njëri-tjetri./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...