Google ADS

Këto janë disa nga ligjet e Karma-s. Bën mirë t’i lexosh e t’i kujtosh përherë…

23:23 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info
  1. Ata që të lënduan, do të kalojnë në po të njëjtin lëndim dhe nëse je me fat, ke për t’i parë edhe të vuajnë.
  2. Parimet e Karma-s: ji falenderues, vepro me dashuri, kërkoji qëllimet që ke në jetë, kujdes me sjelljen dhe gjithmonë fali të tjerët.
  3. Bëj mirë dhe e mira do të vijë tek ty…
  4. Fali të tjerët dhe veprimet e tyre. Mos iu dorëzo asnjëherë urrejtjes, lëre mërinë të shkojë dhe Karma do të kujdeset që gjërat të shkojnë ashtu siç duhet.
  5. Karma asnjëherë nuk humbet adresë. Ajo bën që çdokush të paguajë apo të shpërblehet për atë që ka bërë.
  6. Kur një zog është i gjallë, ai ushqehet me milingona. Kur ai ngordh, milingonat e hanë atë. Ndaj, koha bën që çdo gjë të shkojë në mënyrën e merituar. Ti mund të jesh i fuqishëm, por koha është më e fuqishme se ty. Nga një pemë mund të prodhohen një mijë shkopinj, por vetëm një prej tyre mjafton të djegë një mijë pemë.
  7. Karma nuk njeh menu. Ti do të marrësh atë që meriton.
  8. Edhe një lojtar i mirë, në një moment të caktuar, do të bëhet lodra e një lojtari akoma më të mirë…
  9. Mënyra se si njerëzit të trajtojnë, është Karma e tyre. Mënyra se si ti reagon, është Karma jote.
  10. Duhet të kalosh nëpër më të këqijat e mundshme për të siguruar më të mirat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme