Google ADS

Këto janë cilësitë që meshkujt kërkojnë tek femra e tyre e ëndrrave

19:59 | 13 Qershor 2019
L G

Çfarë kërkojnë meshkujt që të ketë femra e ëndrrave të tyre?

Karakterin
Meshkujt pëlqejnë femrat që kanë sens humori dhe që nuk e marrin jetën tepër seriozisht. Nëse je femër, ji vetvetja. Konsumo çfarë të pëlqen. Kilet e tepërta nuk kanë aq rëndësi, kur vjen puna tek cilësia bazë që duhet të kesh për t’u pëlqyer nga meshkujt dhe që është karakteri. Meshkujt pëlqejnë femrat që vishen mirë dhe që ndihen mirë me veten e tyre, pra që nuk kanë nevojë të ndryshojnë apo të dalin nga vetja për të tërhequr vëmendje. Nëse je një femër dhe e ndjen të nevojshme të ndryshosh, dije se ke në krahë mashkullin e gabuar.

Respektin
Në ditët e sotme, adresat tona në rrjetet sociale flasin shumë edhe për karakterin tonë. Për një mashkull, profili i një femre në rrjetet sociale është si një kurrikulum. Ata shohin se ku shkon, me kë shkon, çfarë shkruan apo si sillesh me miqtë e tu online. Meshkujt nuk duan dikë që ka një shoqëri shumë të madhe dhe sidomos me meshkuj të tjerë. Ata pëlqejnë një femër që ka një rreth të ngushtë shoqëror, që del me to, por edhe që pëlqen të lexojë një libër në shtëpi. Nga ana tjetër, sa më pak të shpërndash në rrjetet sociale për veten, aq më interesante dukesh në sytë e një mashkulli.

Dashurinë
Meshkujt janë qenie njerëzore tepër fizike. Nëse një femër ndihet e lirshme në veprimet që bën për të treguar dashurinë për mashkullin e saj, ajo do të konsiderohet si tepër tërheqëse, e ngrohtë dhe e duhura në sytë e tij. Meshkujt duan një femër që nuk e ka problem t’i kapë ata përdore në rrugë, që do t’i puthë kur ata janë pa mendje dhe që do t’i pyesë se si shkoi dita e tyre.

Inteligjencën
Bisedat stimuluese e çmendin një mashkull. Femrat inteligjente janë ato që dinë shumë për botën që i rrethon, dhe për më tepër, kanë interes të gjallë ta bëjnë këtë botë një vend më të mirë. Ato mendojnë në mënyrë kritike dhe i shprehin hapur mendimet e tyre. Bisedat e tyre intriguese janë një nga format më të mira për t’u pëlqyer nga një mashkull, pasi thuajse të gjithë meshkujt në një fazë të lidhjes kthehen në sapioseksualë, pra bien në dashuri me inteligjencën e femrës që kanë në krahë.

Besimin në vete
Jeta është e vështirë. Çdo ditë është një sfidë për ta kaluar dhe të kesh një femër të sigurtë pranë, është çelësi për të ndjekur ëndrrat e tua. Një femër që e do veten, pavarësisht defekteve të saj, do ta dojë një mashkull edhe për defektet e tij. Ka diçka shumë sensuale tek një femër e sigurtë në vete. Ajo transmeton energji pozitive tek njerëzit përreth, por si një magnet ajo tërheq meshkujt, të cilët besimin në vete e kanë një nga kriteret që duan ta shohin tek femra, e cila do të qëndrojë në krahë të tyre.

Ambiciet
Meshkujt preferojnë ta planifikojnë jetën për familjen e tyre, ndaj i pëlqejnë më tepër femrat që mund ta planifikonin jetën familjare së bashku me ta. Ata nuk duan ta marrin çdo vendim të vetëm dhe kanë përherë nevojë për ndihmë. Femrat e vendosura janë të duhurat për të rënë në sytë e një mashkulli. Për to nuk ka pasiguri lidhur me të ardhmen, pasi e dinë se çfarë u duhet dhe se si ta arrijnë atë. Dështimi nuk është zgjedhje për to. Për ta përmbledhur, një femër e vendosur për të ecur përpara në jetë, për të qenë një nënë e mirë për fëmijët e saj dhe për të korrur sukses në jetë është gjithmonë më e preferuar nga meshkujt.

Modestinë
Natyrisht, njerëzit modestë e përqendrojnë energjinë e tyre në botën e jashtme. Kur bie fjala tek gjetja e shoqes së jetës, kjo cilësi duket mjaft tërheqëse për meshkujt. Femrat modeste e vendosin lumturinë e të tjerëve përpara lumturisë së tyre. Këtë gjë ato e bëjnë në mënyrë që të sjelin paqe dhe lumturi në jetët e atyre që kanë nevojë. Një cilësi e tillë duket e këndshme nga meshkujt, pasi ata mendojnë se të njëjtën gjë ajo do ta bëjë edhe në një marrëdhënie, duke sakrifikuar aq sa duhet për ta dhe fëmijët e tyre, gjithmonë pa cënuar edhe lumturinë e saj. / bota.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme