Në këtë artikull do ndalemi te jetesa në fshat, pse konsiderohet si më e shëndetshme, në krahasim me jetesën në vendet e urbanizuara.
Intv.al shton se të jetuarit në qytet ka disa avantazhe si: pagesa më e mirë e punës, mjekësia më e sigurt, mundësi edukimi etj. Ndërsa jetesa në fshat ka disa gjëra të tjera pozitive, që vetëm njerëzit që jetojnë në të, mund ta kuptojnë.
Jetesa në fshat ju mundëson një ajër të pastër. Sa zgjoheni në mëngjes, mushkëritë tuaja do mbushen më ajër të shëndetshëm.
Qyteti është gjithmonë i zhurmshëm, nga trafiku, ndërtimet, fqinjët e shumtë afër etj. Ndërsa në fshat nuk keni pse të shqetësoheni për këto gjëra, sepse qetësia mbizotëron dhe gjumi juaj gjithmonë është i qetë.
Intv.al thotë se ushqimet në fshat dihet që janë më të shëndetshme, në krahasim me ato të qytetit. Në fshat i rrisin vet shumicën e ushqimeve që konsumojnë.
Një ndër gjërat e mira që ka fshati është se nuk shpenzoni shumë, në krahasim me qytetin. Stili i jetesës të bën të kursesh më shumë.
Në ditët e sotme, njerëzit në qytet jetojnë afër njëri-tjetrit dhe sërish nuk komunikojnë nga jeta e ngarkuar. Ndërsa në fshat njerëzit janë më socialë dhe i ruajnë traditat.
Jetesa në fshat të bën të jesh më shumë aktiv fizikisht, pasi punët nuk mbarojnë shpejt. Në qytet shumica e punëve është ulur në zyrë dhe aktiviteti mungon, prandaj njerëzit kanë probleme me trupin.
Në fshat njerëzit janë më praktikë në veshje dhe nuk kanë prioritet veshjen më të fundit të modës. Ata kombinohen me gjërat që pëlqejnë dhe nuk fiksohen pas veshjeve të fundit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...