Shkenctarët dhe psikologët gjithmonë janë munduar ti japin zgjidhje pyetjes:- “Cfarë është dashuria?”.
Në 1980 psikologu amerikan Robert Stenberg zhvilloi një teori rreth dashurisë që përfshinte 3 pika (Intimitetin, pasionin dhe angazhimin). Sipas tij këto ishin pjeset kryesore në të cilën mbështetej kjo ndjenjë kaq e përfolur në këngë, filma, poezi etj. Më pas këtyrë 3 cështjeve ju shtuan dhe 4 te tjera. Këto më poshtë janë 7 llojet e dashurisë sipas Stenberg:
1- Dashuria pasionante: Kjo është dashuria në të cilën dy persona nuk njihen mirë me njëri tjetrin por tërheqja midis tyre është shumë e fortë dhe e dukshme. Nuk kanë shumë karakteristika të përbashkëta por vazhdojnë qëndrojnë me njëri tjetrin. Sipas psikologut kjo lloj dashuria ka shumë pak mundësi që të kthehet në dicka serioze me kalimin e kohës, transmeton living.al.
2-Pëlqimi: Në këtë lloj dashuria njerëzit janë të lidhur nga interesa të përbashkëta dhe mund të jene gjithmonë vetvetja. Sipas Stenberg kjo është më tepër një lidhje që kthehet në shoqeri.
3-Dashuri boshe: Njerëzit që përjetojnë këtë lloj dashurie zakonisht e trajtojnë atë thjesht si një angazhim nuk e vazhdojnë sepse kanë dëshirë apo ndjenjë. Me kalimin e kohës kjo gjë mund të ndryshojë dhe të shfaqen ndjenjat.
4-Dashuri e zakonshme: Është e njohur nga shumë prej jush. Është lloji më i përhapur i një lidhjeje. Ndodh kur dy persona kanë shumë tërheqje midis njëri tjetrit dhe e cojnë angazhimin e tyre në martesë dhe ne krijimin e nje familje.
5-Dashuria romantike: Kjo dashuri përfshinë pasion dhe intimitet. Dy personat që janë në këtë lidhje ndihen shumë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit por nuk janë gati të marrin hapa të tjerë.
6-Dashuria që të shoqeron gjithe jetën: Kjo dashuri përfshin dhe angazhimin dhe intimitetin por ka mungesë pasioni. Psikologët thonë që me kalimine viteve kjo dashuri mund të kthehet ne perfeksion.
7-Dashuri e përkryer: Kjo ka 3 llojet e cilesive kryesore që përmëndem dhe ne fillimin e artikullit, pasionin, Intimitetin dhe angazhimin. Jo gjithmonë këto tre karakteristika janë të barabarta por e rëndësishme është që janë të treja bashke.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...