Në jetë njerëzit bashkëpunues dhe të edukuar zakonisht pranohen mirë nga shoqëria. Gjithmonë pritet një lloj motivimi pozitiv dhe i shëndetshëm nga njerëzit.
Gjithsesi ekzistojnë sjellje helmuese që synojnë negativitetin dhe ndonjëherë mund të precipitojnë në agresivitet.
Thashethemet
Njerëzit agresivë janë ata tipa që nuk ndihmojnë por merren me thashetheme. Trazojnë ujërat dhe nxisin keqkuptime mes anëtarëve të familjes apo shoqërisë. Qëllimi i thashethemeve është shpërndarja e pakënaqësisë dhe për të qenë të aftë për të kontrolluar situatën duke thënë gjysmë të vërteta apo gjëra të sajuara. Shpesh këta njerëz do përpiqen të bëjnë që edhe të tjerët të marrin pjesë në thashetheme me ta. Nëse e gjeni veten në një situatë ku dikush po ju inkurajon të merreni me thashetheme, refuzoni. Ndërroni temë, dhe vazhdoni të ndërroni tema vazhdimisht derisa të humbasë interesi.
Ata që ankohen vazhdimisht
Njerëzit që priren të jenë agresivë zakonisht ankohen vazhdimisht. Nuk kanë asnjëherë ndonjë gjë të mirë për të thënë për një situatë të caktuar dhe do gjejnë gjithmonë diçka për t’u ankuar. Njerëzit që priren të ankohen për çdo gjë, gjithashtu priren të bëhen agresivë për ato gjëra gjithashtu.
Inati shkon bashkë me agresivitetin.
Njerëzit agresivë që ankohen vazhdimisht mundohen që t’i bëjnë të tjerët për vete dhe i inkurajojnë ata të bien dakord me pikëpamjet e tyre negative. Kur përballeni me një qaraman të vazhdueshëm, kthejeni bisedën tek të gjithë gjërat e mira që ndodhin. Ndonjëherë njerëzit kanë nevojë të ankohen, por duke i lënë ata të ankohen, kjo thjesht sa do të ushqente sjelljet toksike tek ta.
Sabotimi
Njerëzit agresivë shpesh do t’i sabotojnë të tjerët. Do t’u bëjnë të tjerëve keq me qëllim. Do mundohen që t’i justifikojnë këto veprime me faktin se e meritonin. Ose thjeshtë nuk duan që të tjerët të kenë atë që duan. Ata mund të shkojnë shumë larg, aq sa mund të sabotojnë edhe një projekt të rëndësishëm, ose mund të sabotojnë marrëdhëniet mes njerëzve duke përdorur teknikën e thashethemeve. Nëse ju apo dikush tjetër qëllon të jetë viktima, bëjini të ditur personit që jeni në dijeni të veprimeve të tij apo saj.
Forca
Njerëzit agresivë zakonisht e shohin botën dhe ndërveprimet me njerëzit e tjerë në bardhë e zi. Do shohin çdo njeri si “humbës” ose si “fitues”, me dëshirën që vetë të jenë një nga “fituesit”. Edhe kur nuk ekziston ndonjë gjë materiale për të fituar, njerëzit agresivë do t’i trajtojnë të tjerët në një mënyrë sikur duan të jenë të parët. Refuzoni të angazhoheni në këtë mendësi nëse përballeni me një person agresiv i cili i konsideron bisedat me ju si një garë. Nëse e gjeni veten duke biseduar me dikë që shfaq një apo disa nga këto sjellje helmuese, do të thotë se keni të bëni me një njeri agresiv. Kështu që sapo të vini re këto lloj sjelljeje, do jeni të pajisur me njohuritë e duhura për t’i kthyer kurrizin këtyre njerëzve dhe të mbani paqen e brendshme. Të refuzosh për t’u angazhuar me një person negativ do të thotë të jesh i/e mirëpërgatitur për t’i rezistuar negativitetit.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person