Na ndodh shpesh të mërzitemi me partnerin, por mendojmë nuk po e shprehim për momentin dhe po e anashkalojmë me shpresën se nuk do të ndodh më. Zgjedhim të mërzisim veten tonë pa ja bërë të ditur partnerit. Mund të jeni aq tolerant sa të “falni” disa herë, madje shumë shpesh, por jo gjithmonë. Herët ose vonë ato do bëhen objekt zënkash që sa vijnë dhe do ta çojnë drejt fundit marrëdhënien tuaj. Këto shenja nuk janë aq të “dukshme “sa ju t’i kuptoni menjëherë.
Ai jeton vetëm të tashmen: Ai nuk bën plane edhe për të ardhmen e afërt, të cilën ju patjetër do ta kaloni së bashku. As nuk përmend planet për një jetë në krahun tënd.
Vonohet shumë: Mund të jetë e tolerueshme një herë, dy, por edhe tre…Kur vonesat me 10, 15 apo edhe 30 minuta bëhen të zakonshme nuk mund të jetë aspak normale.
Zhduket për orë të tëra: Mund të ndodh që ju të keni nevojë për atë, por si gjithmonë ai nuk është asnjëherë aty. Supozohet që partneri të jetë me të në të mirë dhe në të keq, dhe nëse nuk e ke atëherë kur ti ke më së shumti nevojë…
Ka filluar të fshehë edhe gjërat më të zakonshme: Jeni duke parë një film dhe kur papritur bie telefoni. Ju pa asnjë qëllim të keq e pyesni: Kush është? Përgjigja e tij është: Çfarë të duhet ty? Nuk është aspak normale. Ju ndoshta nuk ka nevojë përse të shqetësoheni pasi mund të jetë edhe çështje pune, por një përgjigje e tillë nuk duhet toleruar.
Nuk pranon më puthje, përqafime, por gjithmonë shmanget: Më parë ai i donte përqafimet e tua, e ndërsa tani ai po të shmanget. Jo domosdoshmërish duhet t’ju shkojë mendja se po ju tradhton, mund të ketë edhe arsye të tjera, prandaj zgjidhni të flisni. Nëse vëreni këto shenja, atëherë bisedoni me partnerin tuaj. Marrëdhëniet janë të vështira dhe kërkojnë punë nga të dyja palët. Por është gjithmonë e vlefshme të flisni hapur. Madje më e mira për ju.