Kur bëhet fjaë për të marrë atë që dëshirojnë, disa shenja të horoskopit janë më të predispozuara për t’ia dalë qëllimit të tyre, pavarësisht pengesave që hasin rrugës. Por, jo vetë kaq, arrijnë t’ju futen nën lëkurë deri në atë masë saqë as nuk do ta kuptoni që po ju mashtrojnë.
DASHI: Jo vetëm që dinë të zgjidhin çdo problem i cili u del përpara, por dinë t’i zgjidhin edhe problemet e të tjerëve. Deshtë janë shefa të shkëlqyeshëm, sepse gjithmonë kanë çdo gjë nën kontroll.
PESHORJA: Peshoret janë perfeksionistë, mirëpo pikërisht për këtë shkak nuk pushojnë derisa gjërat të mos jenë ashtu siç duhet patjetër të jenë. Disave kjo edhe u shkakton vërtet nervozitet, mirëpo Peshoret për ta nuk çajnë kokën.
VIRGJËRESHA: Fatkeqësisht, për vendosmërinë të cilën e kanë Virgjëreshat, shpesh interpretohen si shpirtliga. Prirja e tyre për të luajtur shefin nuk është dashakeqe, mirëpo kur kritikojnë diçka tingëllojnë vërtet të liga.
AKREPI: Akrepat e dinë saktësisht se çfarë dëshirojnë dhe si dëshirojnë, mirëpo më së shpeshti nuk kanë durim për të tjerët, ndaj çdo gjë e bëjnë vetë. E vetmja gjë që i bën të kënaqur janë rezultatet.
PESHQIT: Peshqit janë aktorë të vërtetë kur është fjala për të fituar atë që dëshirojnë. Peshqit në mënyrë të butë ju propozojnë diçka dhe do t’ju hyjnë nën lëkurë deri në atë masë sa që nuk do t’i kuptoni që po ju manipulojnë./lexo/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku