Nuk ka më mirë se një lugë freskuese akulloreje krokante ose prej luleshtrydhesh shumë të kuqe në një ditë të nxehtë vere, por nëse jeni shumë të vetëdijshëm në lidhje me shëndetin, mund të konsumoni akullore pavarësisht stinës.
Po nëse ju themi që nuk është aspak e dëmshme për shëndetin? Në fakt, nëse konsumohet në mënyrë të moderuar, akullorja ka disa dobi surprizuese shëndetësore.
Ne kemi marrë shije nga pesë arsyet kryesore pse akullorja është e dobishme për shëndetin.
1. Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.
Nëse e shmangni akulloren sepse nuk doni të shtoni peshë, mund t’ju ndryshojmë mendjen. Një studim i publikuar në Journal of Clinical Nutrition në Amerikë zbuloi se gratë që konsumonin të paktën një produkt të përditshëm të qumështit me yndyrë të plotë, të tillë ai akullorja, shtonin më pak peshë se ato që bënin të kundërtën. Tani, kjo nuk do të thotë që ju mund të uleni dhe të boshatisni një tas të tërë çdo natë duke pritur humbjen e peshës. Por një gjysmë filxhani akullore me vanilje ose çokollatë, i cili ka rreth 140 kalori, 7g yndyrna dhe 14g sheqer, mund të jetë një pjesë e arsyeshme e dietës suaj.
2. Mund të ndihmojë kundër infertilitetit.
Ja një arsye pse femrat mund të kënaqen me akullore! Një studim i Harvardit i botuar në revistën Human Reproduction sugjeron që konsumimi i qumështit me yndyrë ose konsumimi i akullores mund të shtojë mundësitë për të patur një fëmijë. Studimi vuri në dukje zakonet e të ngrënit të më shumë se 18.000 grave të moshave ndërmjet 24 dhe 42. Gratë që konsumonin akullore me yndyrë të plotë dy ose më shumë herë në javë kishin një rrezik 38% më të ulët të infertilitetit të lidhur me ovulacionin sesa femrat që konsumonin akullore më pak se një herë në javë.
3. Përmban ushqyes të rëndësishëm.
Nuk e mohojmë që akullorja nuk është saktësisht një ushqim i shëndetshëm. Përbërësit kryesorë janë kremi, qumështi, sheqeri dhe aromatizuesit. Duke patur këtë parasysh akullorja e furnizon trupin me një pjesë të vogël të ushqyesve kyç, duke përfshirë kalçiumin, fosforin, kaliumin dhe vitaminën B. Ajo gjithashtu siguron një sasi të mirë të proteinave, e cila është e rëndësishme në riparimin e indeve dhe rritjen e qelizave.
4. Ju bën të buzëqeshni.
E keni pyetur veten pse ndiheni pak më të lumtur pas çdo luge akullore? Nuk ndodh kështu vetëm për shkak të shijes së mirë. Studiuesit e Institutit të Psikiatrisë në Londër gjurmuan aktivitetin e trurit të njerëzve që konsumonin akullore me vanilje. Sapo gëlltitën akullore, te pjesëmarrësit u vu re një efekt i menjëhershëm në një zonë të trurit të quajtur korteks orbitofrontal, një qendër kënaqësie që aktivizohet kur njerëzit kënaqen.
5. Mund të përmirësojë seksin.
Keni nevojë për pak shtysë në këtë aspekt? Akullorja mund të jetë përgjigjja e duhur për ju. Kjo ndodh për shkak të niveleve të larta të kalçiumit dhe fosforit, të cilët ndihmojnë në ndërtimin e rezervave të energjisë së muskujve dhe në rritjen e dëshirës seksuale. Për një grua shija e vaniljes do të ishte më e mira. Një studim i Fondacionit Smell and Taste Treatment and Research të Çikagos zbuloi se njerëzit nxiteshin seksualisht kur nuhasnin aromën e vaniljes.
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...
Nga marrëveshja për emigrantët te zgjedhjet në SHBA, Rama in...
Noizy dorëzohet në polici, ndalohet për 48 orë nga Prokurori...
Kur do të dihet fituesi i zgjedhjeve në SHBA?