Edhe pse është një skenar dramatik, ka disa mënyra se si ta dalloni që i dashuri juaj është kokë e këmbë i dashuruar me ju.
Është e dukshme në veprimet e tij, por kjo nuk ndodh për të gjithë në fakt. Ka edhe mënyra të tjera, por ja ku keni 5 gjërat që një një mashkull është i gatshëm t’i bëjë për femrën që do.
1-Ai do të dëgjojë çfarë thoni dhe do t’ju besojë
Kur ju me të vërtetë interesoheni për dikë, ajo çfarë thonë ata, ka shumë rëndësi për ju. I dëgjoni mendimet dhe këshillat e tyre, dhe mundoheni ti vini në përdorim. Për meshkujt kjo është mëse e vërtetë. Ju do e kuptoni që ai ju do, pasi u jep rëndësi gjërave që thoni.
2-Do të bëjë diskutime dhe argumentime me ju
Ndoshta do të duket pak e çuditshme, por a do të argumentonin e diskutonin me dikë i cili nuk ju intereson? Përgjigja është Jo me shumë mundësi. Një mashkull që ju do me të vërtetë, gjithmonë do të mundohet t’i bëjë gjërat të funksionojnë.
3-Do të jetë i gatshëm të ndryshojë mendje
Edhe njerëzit më kokëfortë janë të gatshëm të ndryshojnë mendje për gruan që duan. Dhe kjo lidhet me pikën e parë, pasi ai i respekton idetë tuaja. Ai do të jetë i gatshëm të bëjë kompromis në disa gjërat, për të cilat më parë, kishte një opinion ndryshe.
4-Ai do të luftojë gjithmonë për ju
Kjo shkon përtej egos së meshkujve. Kjo ndodh pasi ai e di se nuk mund të gjejë më të mirë se ajo. Ai nuk do të luftonte asnjëherë për dikë e cila nuk i intereson, por për shkak se ju do , ai do jetë gjithmonë aty,
5-Do të bëjë gjithçka për femrën që do
Një mashkull i dashuruar, do ta mbështesë të dashurën e tij, do ta ndihmojë atë, do të bëjë qejf me të, dhe do të ëndërrojnë së bashku. Dashuria do të thotë se ai do të kalojë jetën e tij me të dhe do të përballet me çfarëdo pengese që mund të vijë.
Nëse ai ka bërë kaq dhe më shumë, mos e lejoni të largohet.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani