Këto janë 5 arsyet përse nuk duhet të martoheni

01:58 | 6 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Nëse jeni ende beqarë, nuk duhet ta vrisni shumë mendjen.

Sipas intv.al  do sjellim edhe pjesën negative të martesës.

Pikërisht, është një listë e gjërave që tregojnë se nuk është edhe aq bukur të jesh i martuar:

  1. Bëni gjëra që nuk i pëlqeni
    Martesa ka detyrimet e veta, prandaj duhet të bëni kompromis. Angazhimet e tua rriten më shumë dhe ka disa gjëra që nuk i bën se i pëlqen, por se duhet t’i bësh. Ka njerëz, që e kanë të vështirë të bëjnë compromise.
  2. Harrojeni egoizmin
    Secili prej nesh, është sadopak egoistë, por në martesë kjo gjë nuk ecën. Në shumicën e kohës, do tregoni se nuk jeni të tillë, pasi rrezikoni të ndaheni. Njerëzit që kujdesen më shumë për veten, sesa për të tjerët e kanë të vështirë të përshtaten.
  3. Nuk qëndroni vetëm
    Secili prej jush, ka nevojë të qëndrojë vetëm. Në martesë, koha juaj është e ndarë më atë të partnerit. Pothuajse çdo gjë, tashmë e bëni së bashku. Nëse jeni person që dëshironi të qëndroni më shumë vetëm, në martesë kjo gjë nuk është e mundur.
  4. Pranoni se partneri nuk është perfekt
    Pasi jeni martuar, e kuptoni më mirë se partneri juaj nuk është ai që keni pritur. Gjatë viteve, del në pah karakteri  i vërtet dhe duhet të pranoni se ai nuk është i aftë për disa gjëra. Duhet të pranoni realitetin!
  5. Keni frikë ta imagjinoni jetën pa dikë
    Duke qenë të martuar, sidomos për shumë kohë nuk mund ta përballoni më pas jetën si beqarë. Do e keni shumë të vështirë, t’ja dilni vetë mbanë./intv.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme