Google ADS

Këto janë 4 shenjat më llupëse të horoskopit

01:38 | 23 Korrik 2020
Trina Galanxhi

I pari vjen në liste Demi, i njohur si shenja e pirunëve.

Thuhet se personat nën shenjën e demit mund të hanë gjithçka, pa bërë shumë naze. Të dytët në radhë vijnë Peshqit, të cilët njihen si persona shumë misteriozë, por që nuk i rezistojnë dot një tavoline me ushqimet e tyre të preferuara.

Të tretët janë Ujorët, të cilët “vdesin” për makaronat, biftekët, tavën e kosit, si dhe byrekët. Të katërtët, vijnë në listë Gaforret, të cilat kanë një karakteristikë shumë të veçantë. Ata përpiqen gjithmonë të zhvasin diçka prej pjatave të të tjerëve, vetëm për të shuar urinë e tyre.

Normalisht që jo të gjithë personat i kanë këto karakteristika, por përfundimet e mësipërme janë nxjerrë nga psikologët dhe astrologët.

Nëse ato do të vlenin për të gjithë personat, atëherë ne nuk do të kishim më nevojë për studime të detajuara lidhur me obezitetin në persona të ndryshëm, pavarësisht shenjës së horoskopit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme