Jo të gjithë kemi dëshirë të zgjohemi herët për të shijuar ditën apo për të ushtruar aktivitete fizike që në orët e para të mëngjesit. Ka nga ata persona që mendimet dhe idetë i vijnë pikërisht në orët e vona të natës ndaj dhe nuk i ngelen mjaftueshëm kohë për të shijuar gjumin e mëngjesit pasi duhet të cohen për në punë. Por gjithmonë ka një zgjidhje, dhe këtu do të listojmë jo një por 4 të tilla:
Të fshehim sa më shumë të mundemi sytë e kuq: Në farmacinë afër shtëpisë me siguri që do t’ju sugjerojnë një solcioni i cili lehtëson dhe zhduk sytë e kuq kur ata janë të lodhur. Një solucion ky që e përdorin dhe modelet në pasarela apo shumë personazhe të njohur të botës së televizionit.
Lëreni gjakun të qarkullojë si duhet: Të ndihmoj gjakun në fytyrën tuaj të qarkullojë sa më mirë do shërbej që ajo të duket e freskët dhe plot jetë. Ka produkte për kujdesin ndaj fytyrës që ja u lejojnë këtë gjë.
Efekti i syve të mëdhenj: Pasi kemi hequr te kuqen nga pagjumësia dhe kemi bërë gjakun të qarkullojë për një fytyrë që shkëlqen, tani duhet të kujdesemi për make up-in e syve. Duke i bërë ata të duken të mëdhenj më anë të lyerjes me penel dhe rimeli, do të dukeni sikur jeni zgjuar në 11 të paradites!
Lyeni buzët me ngjyra të ndezura: Një nga truket më të vjetra qe njihet në të gjithë botës është pikërisht ky. Në qoftë se buzëkuqi ju ikën pas disa orësh zgjidhja është që të përdorni një zbutës herë pas herë.
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip