Këto janë 3 femrat më të ndershme të horoskopit

01:56 | 16 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Ditët e sotme është e vështirë te dallosh njerëzit e sinqertë nga njerëzit që mbajnë maskë. Ama shkenca e astrologjisë duket se na vjen në ndihmë në këtë drejtim. Këto janë 3 shenjat më të sinqerta e më të ndershme të Zodiakut:

Ujori

Të lindurit e Ujorit janë të duruar dhe gjithmonë falin, përveç rasteve kur i gënjeni. E nëse nuk flisni me të dhe t’u tregoni të vërtetën apo edhe më keq i tradhtoni, keni për të njohur persona tërësisht ndryshe. Ujorët s’do të mund t’ju gënjejnë sepse vetë nuk e durojnë gënjeshtrën.

Luani

Ata janë të përkëdhelur dhe gjithmonë ne qendër të vëmendjes! Luanët duken si mospërfillës dhe jo të sinqertë, por ne fakt është krejt e kundërta. Luanët janë vetvetja, janë të ndershëm dhe të hapur. E duke pasur një kod moral strikt, Luani nuk e toleron aspak gënjeshtrën. Natyra e tyre empatike tregon se ata janë shumë të ndërgjegjshëm për dëmet që mund të sjellë dashakeqësia e tyre dhe mundohen ta shmangin sa të mundin. Ata janë bujarë dhe të përkujdesur, ata gjithmonë i ndihmojnë ata që duan dhe nuk i tradhtojnë asnjëherë.

Akrepi

Na besoni!!! Akrepët i njohin shumë mirë gënjeshtarët dhe ua nxjerrin gjithmonë në pah këtë gjë. Ata e konsiderojnë gënjeshtrën dhe zhgënjimin si një shenje dobësie dhe mundohen ta denoncojnë kurdo dhe kudo. Hmmm! Tejet besnikë, Akrepët nuk munden kurrë të manipulojnë në të mirë të tyre./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme