Të tradhtohesh nga dikush që ke dashur dhe besuar, është një nga ndjesitë më të këqija në botë. Mund të të bëjë të humbasësh besimin në dashuri, tek njerëzit, madje dhe tek vetja jote. Më e keqja nga të gjitha është se pasojat e asaj tradhtie jetojnë gjatë tek ty edhe nëse lidhja përfundoi.
Janë disa gjëra që nuk i duhen thënë kurrë dikujt që është tradhtuar më parë! Nëse po dilni me një zemërthyer, kini parsysh këshillat më poshtë:
Nëse partneri ju pyet se ku po shkoni apo çfarë po bëni, bëni mirë t’i jepni një përgjigje me kuptim dhe të gjatë. Një fjali si kjo më lart do të interpretohej keq dhe si përpjekje e jotja për t’i fshehur diçka. Ndërtoni fillimisht besim!
Na vjen keq ta themi këtë, por shumica e njerëzve që tradhtojnë thonë ekzaktësisht të njëjtën gjë. Ajo e ka dëgjuar këtë fjali shumë kohë më parë, kështu që thjesht mos ja thuaj.
Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i thuash dikujt që është tradhtuar më parë. Do t’i bëj ata të ndihen si fajtor për dramat e kaluara dhe mund t’i lini me pasoja sërish. Kujdes!
Është e vështirë për dikë të bëj përpara kur ka kaluar një situatë të tillë, por nëse doni t’i ndihmoni mos ja thoni frazën më lart.
Nuk është e shëndetshme që ata të kenë frikë të shprehin emocionet dhe ndjenjat, por në vend që t’i akuzoni, mbështetini. Mos i bëni të ndihen edhe më të pasigurtë!
Sikur të ishte kaq e thjeshtë. Për ta kaluar vërtet një eksperiencë të hidhur, duhet të flasësh për të, jo të bësh sikur s’ndodhi gjë kurrë. Askush s’mund ta lërë të shkuarën të shkojë nëse nuk është i sigurt se pasojat e saj nuk do të ndikojnë më në të ardhmen./anabelmagazine.com/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë