Janë disa gjëra që ekspertët sugjerojnë që nuk duhet të bëhen kur putheni.
Lexoni më poshtë cilat janë ato:
Mos e vë gjuhën para gojës tënde.
Disa njerëz prijnë me gjuhën e tyre dhe me të vërtetë ndonjëherë nuk e kuptoj pse. Nëse gjërat shkojnë mirë atëherë është në rregull ta përdorni atë, madje edhe më shumë. Përndryshe, mbani rrotat e trajnimit dhe frenimit për një kohë, që most a trembni atë me ekzagjerim.
Ndaloni së menduari për veprimet tuaja të ardhshme.
Kjo nuk është lojë shahu. Është proces i të puthurit. Dhe, derisa jeni duke u puthur dhe duke shijuar procesin joshes, ndaloni së menduari për veprimin e ardhshëm të tij, sepse do ta humbisni momentin.
Ju mund ta provokoni atë por mos të bëheni të tepërt.
Kështu që kur të largoheni nga puthja, bëni sikur e provokoni atë në mënyrë që ai/ajo ta kuptojë këtë si një lojë, e që realisht është ashtu.
Patjetër përpiquni që të kontrolloni pështymën tuaj që mos të bëhet sikur një lum që rrjedh nga goja juaj. Kur meshkujt nuk arrijnë ta kuptojnë këtë dhe juve ju duket sikur po mbyteni në një oqean prej pështyme, ndjeheni sikur keni nevojë për një filxhan që të nxirrni pështymën e tepërt nga goja e tij. Po, kështu është.
Nëse nuk e dini që ai dëshiron kafshimin e thellë, mos tentoni ta bëni atë.
Kafshimi i buzës mund të jetë i këndshëm, por disa njerëz nuk e pëlqejnë këtë ose pëlqejnë nivele të ndryshme të presionit. Nëse nuk jeni e sigurt se partneri parapëlqen kafshimin, mos i zhytni dhëmbët në buzët e tij sikur po hani ndonjë biftek të shijshëm.
Pasioni është i mirë. Ndeshja e fytyrës së tij me fytyrën tuaj nuk është aspak e mirë.
Presioni mund të jetë i mirë por në qoftë se ndiheni sikur ai po largohet nga ju për shkak të lehtësimit nga presioni, atëherë merreni më shturar.
Mos u ngadalësoni shumë!
Sërish thënë, kjo ka të bëjë me balancin, dhe seriozisht tipat e meshkujve që ngadalësohen shumë gjatë të puthurit ngjajnë sikur janë nën ndikimin e barnave qetësuese. Butësia dhe ndjeshmëria është shumë e mirë gjatë fillimit të puthjes por ka një arsye pse puthjet nëpër filma janë plot afsh, të thella dhe me pasion, e jo pasive, të ngadalshme dhe të përgjumura.
Dëgjoni se çfarë përpiqet goja e tij për t’ju treguar juve.
Në të shumtën e kohës, mënyra se si partneri juaj ju puth juve, paraqet mënyrën se si ai dëshiron të puthet nga ju. Kështu që, gjatë fillimit në veçanti, kushtoni vëmendje mënyrës se si ai ju puth juve, sepse sipas gjasave, kjo është ajo që ata presin në fund nga ju.
Mos u vërsulni vetëm në buzë.
Po, kjo është një vend i mrekullueshëm për të filluar pasionin, por mund të provoni edhe qafën, veshët, faqet, hundën dhe shumë vende tjera që mund të putheni për arsye të ndryshme.
Asnjëherë mos shkoni nga 0 (të puthurit) deri 60 (veprime seksi të çmendura), vetëm nëse ata në mënyrë eksplicite e dëshirojnë këtë nga ju. Lëvizni ngadalë, respektoni partnerin tuaj dhe bëni gjëra të përbashkëta që janë në dobi të të dyve.
Mos e shndërroni procesin e të puthurit nga dëshira në një obligim.
Ju puthni një mashkull sepse dëshironi ta bëni këtë gjë e jo si detyrim që duhet kryer. Kujtoni të gjitha arsyet se pse dëshironi ta puthni atë dhe lëreni të shkojë procesi në vazhdimësi
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...