Ja çfarë duhet të keni parasysh nëse jeni i dashuruar me një grua të tillë. Në momentin që je përfshirë në një marrëdhënie me një grua të fortë dhe të pavarur, mendimi tjetër i juaji duhet të jetë sesi ta mbani atë pranë vetes. Pasi një grua e fortë ka standarde të larta dhe norma të qarta. Nëse nuk e respektoni, ajo do ecë përpara pa e kthyer kokën nga e kaluara.
Prandaj nëse jeni i dashuruar me një grua të tillë, këto janë gjashtë nga gjërat që duhet të keni parasysh.
1. Mungesa e respektit
Respekti është njëra nga gjërat reciproket që duhet të ketë një marrëdhënie e shëndetshme. Ajo e di vlerën e saj dhe nuk do tolerojë asnjë sjellje që nuk përputhet me parimet e saj.
2. Mos u mundo ta kontrollosh
Duke qenë se ajo është mësuar të kujdeset për veten e saj, mos u mundoni të merrni vendime të cilat nuk ju takojnë. Duhet të ketë komunikim dhe balancë në lidhjen tuaj.
1. Mundohuni të mos i kaloni limitet
Duhet të njiheni me ato që ajo i konsideron si vlera morale, por edhe me kufijtë e saj. Tejkalimi i tyre për arsye egoiste është diçka që ajo nuk do e tolerojë. Një grua e fortë s’e ka aspak problem t’ju thotë “jo”.
4. Nënvlerësimi
Trajtojeni partneren tuaj si të barabartën tuaj. Nëse keni nevojë për ndihmën e saj, mos hezitoni t’ja kërkoni pasi ajo është e gatshme për t’ju ndihmuar. Mos lejoni që të ardhurat, edukimi apo statusi social të ndërhyjnë në marrëdhënien tuaj.
5. Shmangni negativitetin në lidhje
Nëse tregoheni vazhdimisht negativë kundrejt partneres, ideve dhe mendimeve të saj, jo nuk do ju tolerojë për shumë gjatë, shkruan Anabel. Mundohuni t’i kaloni gjërat me mbështetjen e njëri-tjetrit.
6. Mungesa e mbështetjes
Një grua e fortë është në një mision të vazhdueshëm për të arritur synimet e saj. Nëse e demoralizoni ose kritikoni kur ajo ndan ëndrrat dhe idetë e saj me ju, atëherë ajo që do merrni nuk do jetë asgjë më shumë sesa një shpullë.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...