Rimishërim do të thotë se energjia e shpirtit tuaj nuk zhduket pasi të vdisni por në fakt përpiqet të lëvizë mbi një formë tjetër të jetës, drejt një mikpritësi të ri.
Kjo ide është më e pranueshme në kulturat aziatike dhe ka qarkulluar për rreth 3000 vjet. Sipas këtij besimi, disa prej nesh kanë jetuar një ose më shumë jetë para kësaj dhe ekziston mundësia që t’i kujtojmë ato jetë të kaluara.
Këto pesë shenja mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse jeni një nga ata njerëz që kanë qenë këtu në këtë tokë më parë:
Ëndrra të fuqishme
Po, ëndrrërrimi është i zakonshëm për çdo person në këtë planet, por disa ëndrra mund të jenë kaq të forta sa që mund të jenë më shumë kujtime sesa vetëm ëndrra.
Mënyra më e lehtë që kujtimet e jetës sonë të mëparshme që të kalojnë në jetën e tanishme është nëpërmjet ëndrrave tona. Prandaj, nëse keni ndonjë ëndërr të veçantë që përsëritet herë pas here, ai mund të jetë një kujtim nga jeta juaj e kaluar.
Déjà vu
Ky është një fenomen i përhapur i cili ka disa shpjegime përse ndodh. Disa e shpjegojnë atë si një papajtueshmëri neurologjike, të tjerë thonë se kjo ndodh për shkak të mbivendosjes që ndodh midis universeve paralele.
Por, ka gjithashtu një mundësi të madhe që déjà vu është një përvojë që na ka ndodhur në jetën e kaluar.
Fobia dhe frika
Shumë njerëz kanë një fobi ose një frikë për të cilën ata nuk mund të gjejnë vërtet një arsye logjike. Ka nga ata të cilët e lidhin frikën tonë me kujtimet e jetës sonë të kaluar.
Kjo do të thotë se nëse ju sulmoheni nga një peshkaqen në jetën e kaluar, në këtë jetë do ta keni këtë frikë të pashpjegueshme nga peshkaqenët.
Kujtime të çuditshme
Ndonjëherë fëmijët kanë kujtime për gjëra dhe ngjarje që prindërit e tyre nuk i kujtojnë. Llojje të kujtimeve që rezultojnë të jenë jashtëzakonisht të sakta.
Kjo do të thotë që nëse ky fëmijë është vrarë në jetën e tij të kaluar, kujtimet e tij mund t’i çojnë hetuesit që të gjejnë trupin që ishte mikpritësi i tij në jetën e tij të mëparshme.
A nuk është kjo prova më e fortë se rimishërimi ekziston? Të gjitha ato kujtime që mund të keni dhe që nuk duken të vërteta, mund të jenë nga një jetë e mëparshme.
Intuita
Sa më i vjetër të jetë shpirti ynë, aq më të lehtë e kemi që të përdorim intuitën tonë. Kjo do të thotë që intuita e fortë është një tregues se shpirti juaj është i pjekur dhe ka jetuar shumë jetë të tjera më parë.
Ka ndoshta edhe më shumë shenja që vërtetojnë rimishërimin, por nëse keni përjetuar disa prej këtyre të pestave atëherë do të thotë që keni qenë shumë herë në këtë planet.
Pa marrë parasysh se çfarë lloj besimesh keni, ju nuk mund të mohoni se këto 5 shenja ekzistojnë. Ndoshta numri 4, kujtimet e çuditshme, është ai që do t’ju bëjë një besimtar të fortë se kjo gjë e quajtur rimishërim është në fakt e vërtetë.
Shpresojmë që kjo listë t’ju ndihmojë që të gjeni disa nga përgjigjet që keni kërkuar prej kohësh./konica.al/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...