Mungesa e parave dhe argëtimit nuk na ndalon të jemi të lumtur. Në fakt, janë zakonet toksike që bëjmë çdo ditë dhe na e vjedhin lumturinë. Është koha për të hedhur dritë mbi këtë çështje, sepse nëse e dini se çfarë po bëni gabim, është më e lehtë të ndërmerrni hapin e parë për ndalimin e vetë-shkatërrimit dhe të krijoni vend për lumturinë. Bright Side sugjeron të hiqni qafe 4 zakonet toksike që nuk ju lejojnë të shijoni lumturinë:
Ju nuk i tregoni ndjenjat
Shpesh na thuhet se nuk duhet të shfaqim emocione të pakëndshme. Kjo histori i përket fëmijërisë, ku prindërit na thonin “Mos qaj” ose “Mos u trishto për kaq gjë”. Fshehja e emocioneve negative mund të sjellë pasoja. Sipas ekspertëve, ju duhet t’i tregoni edhe emocionet negative, pasi në momentin që do të ndjeni ato pozitive, do të dini të bëni diferencën.
Nuk e lejoni veten të gabojë
Ju mendoni se nëse nuk bëni gabime jeni një njeri perfekt. Kjo është e gabuar. Nga gabimet, mësojmë shumë në jetë. Ndonjëherë teksa gabojmë, ndjejmë edhe lumturi. Prandaj, mos e ndaloni veten aq shumë, pasi edhe nga gabimet mund të fitoni disa copëza lumturie.
Preferoni të bëni viktimën
Vonoheni në punë? Fajësoni trafikun. Nuk merrni asnjëherë përgjegjësitë për gabimet tuaj, por gjithmonë luani rolin e viktimës.
Mbani mëri
Së pari, mëria mund të kenë efekte negative në shëndet- nga depresioni i butë deri te problemet akute kardiovaskulare. Dhe është shumë e vështirë të jesh i lumtur kur je në depresion ose vuan nga probleme të zemrës.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga