Lavatriçja është një ndër pajisjet më të rëndësishme që gjendet pothuajse në çdo shtëpi. Ajo përveçse lan rrobat në mënyrë të përkryer, ju shkurton shumë punë amvisave. Përdorimi i saj i herëpashershëm bën që të akumulohen papastërti dhe myk në pjesën e brendshme të kazanit të saj dhe te hapësira ku hidhni detergjent.
Këtë mund ta dalloni lehtësisht kur lani rrobat. Ato do të kenë një aromë dhe një ngjyrë të çuditshme. Më pas mund të dalloni disa shenja të zeza në pjesën e gominës së lavatriçes ose në vendin ku hidhni detergjentin. Këto njolla janë shumë të dëmshme, sepse mund të bëhen të rrezikshme për shëndetin tuaj, duke ju ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme, si:
Problemet e frymëmarrjes
Simptomat e zakonshme të reagimit alergjik
Çrregullime të sistemit nervor
Depresion
Myku lulëzon në zona të ngrohta dhe me lagështi. Prandaj, makina larëse është një vend ideal për t’u formuar. Por, atë mund ta pastroni lehtësisht në vetëm pak minuta. Njëkohësisht, kjo metodë ju ndihmon të neutralizoni edhe aromat e pakëndshme.
Përbërësit:
Pastrues i lëngshëm me klor
25 gram kripë
Një sfungjer
Udhëzime:
Pastroni fillimisht lavatriçen me një sfungjer për të larguar të gjitha papastërtitë. Hidhni pak detergjent me klor te goma e lavatriçes, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë. Mbylleni derën dhe lëreni të veprojë për 3 orë, shkruan “shije”. Vendosni makinën tuaj të larjes në një cikël ‘shpëlarjeje’ dhe shtoni pak kripë aty ku hidhni detergjentin.
Pas kësaj makina juaj do të jetë në kushtet perfekte për të punuar sërish si normalisht. Bëjeni këtë çdo 2-3 javë për rezultate optimale. Lëreni derën e lavatriçes hapur pas çdo përdorimi.
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...