Një produkt organik për kujdesin personal është gjithmonë me i mire se një produkt i blere ne dyqan.
Përveç faktit qe ne produktet e blere nuk jemi asnjëherë te sigurte për atë që ndodhet brenda ne shishe, nje produkt i bere vetë ka brenda gjithë dashurinë dhe kujdesin tonë për veten. Ndaj po ju tregojmë një recete fare te thjeshte shampoje, të cilën mund ta përgatisni ju vetë në kuzhinën e shtëpisë.
Çfarë ju duhet?
Dy lugë gjelle sodë buke
Një filxhan uthull molle
Vaj esencial
Si ta bëni?
Filloni duke shtuar në një shishe te vogël uji uthullën e mollës dhe sodën e bukës. Pasi përbërja në fjalë te ketë marre trajtën e shkumës shtoni ne te jo me shume se 2-3 pika nga vaji juaj i preferuar esencial. Trazojeni mire deri sa te formohet një mase e njëtrajtshme dhe lëreni te qëndrojë për rreth 30 min.
Përbërjen ne fjale mund ta përdorni ne flokë te thate dhe te lagur. Funksionon si shampo dhe ne te njëjtën kohe edhe si maske për balancimin e peashit të skalpit.
Kujdes!
Shplajini mire flokët përpara se te dilni nga dushi, për te larguar gjithë yndyrën e vajit esencial.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor