Google ADS

Këtë recetë nuk e keni provuar më parë: Receta më e mirë për sarmë me 2 përbërës sekretë

01:04 | 9 Mars 2021
Trina Galanxhi

Provoni këtë recetë për sarmë dhe do të lëpini gishtat.

E tëra që duhet të bëni është që të shtoni verë të bardhe dhe erëzen qimnon, e cila i jep sarmës shije specifike, transmeton portal arbreshh.info

Përbërësit:

800 gr mish të grirë
1 karrotë
pak proshutë ( sipas dëshirës)
pak oriz
1 qepë e madhe
1.5 lugë çaji spec djegëst
pak ujë
1 filxhan verë e bardhë
gjethe dafine

Përgatitja:

Prisni imët qepën, karrotën dhe proshutën, pastaj përzieni. Shtoni mishin e grirë dhe orizin (sasia e zgjedhjes suaj) që më parë keni e zier në ujë të valë për një minutë vetëm që të zbutet.

Hidhni specin djegëst në ujë dhe vendosni gjethet e lakreës. Pastaj prerë pjesën e sipërme të secilës fletë të sarmës dhe vendosni një lugë të plotë mish (mos e skuqni mishin) dhe përdredhni.

Pasi të keni vendosur rendin e parë të sarmave, hidhni verë të bardhë në tepsi dhe vazhdoni me sarmat tjera. Shtoni edhe proshutën në mes të sarmave.

Më pas hidhni qimnon dhe fletët e dafinës mbi sarmat e përgatitura. Nëse është e nevojshme, shtoni pak më shumë ujë gjatë gatimit. Nuk ka nevojë për kripë, sepse nuk e keni larë lakrën, dhe mishi i thatë është i kripur. Nëse dëshironi mund të shtoni kripë.
Vendoseni direkt në furrë që të zihet dhe pjeket njëkohësisht. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme