Bashkë me normalitetin e ri, njerëzit po mësojnë të bëhen gjithnjë e më praktik dhe funksional. Kjo sigurisht vlen edhe për stilin e të veshurit. Shpenzimet e kota duhet të shkurtohen dhe ato pak blerje të zgjuara, mund t’i përdorni në shumë mënyra.
Ju prezantojmë me kombinimin më të famshëm të verë 2020: Këmishë + pantallona të shkurtra! Do ta shihni kaq shumë përgjatë muajve në vazhdim, sa do lodheni!
Pantallona të lirshme lino, pambuk ose çdo material tjetër i freskët, i kombinuar me një këmishë. Një palë sandale dhe gati!
Në fakt ky kombinim s’është një trend i ri, por këtë vit më shumë se kurrë blogeret janë të orientuara tek gjërat e thjeshta.
Mund të shkoni e veshur kështu në punë, për një pije pas pune (kur të hapen lokalet), apo edhe për një pasdite larg qytetit.
Ky kombinim bazik do t’ju tregojë të veshura mirë dhe shtrenjtë në të njëjtën kohë, kur në fakt pantallonat në fjalë mund t’i gjeni fare të përballueshme, tek Zara, Asos, apo H&M.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit