Në mënyrë që prindërve kureshtarë jeta t’u bëhet më e lehtë dhe që të mos jenë të detyruar të përdorin tabelën, ekspertët kanë bërë online një kalkulator të thjeshtë të bazuar në metodën e vjetër kineze…
Nuk ka kureshtje më të madhe te prindërit e ardhshëm nga ajo se a do të jetë fëmija i tyre djalë apo vajzë.
Nëse është për t’i besuar metodës së vjetër kineze, gjinia e fëmijës është e mundshme të caktohet gjatë shtatzënisë, madje në bazë të moshës së nënës dhe muajit kur fëmija është ngjizur.
Kjo metodë është e vjetër rreth shtatë shekuj dhe përmendet edhe në shkrimet nga varreza mbretërore.
Tabelat e vjetra sipas të cilave llogaritet kjo gjendet në Institutin e Shkencës në Pekin.
Në mënyrë që prindërve kureshtarë jeta t’u jetë më e lehtë dhe që të mos detyrohen të përdorin tabelën, ekspertët kanë bërë online një kalkulator shumë të thjeshtë.
Pos mësimit që fëmija i caktuar është vajzë apo djalë, me kalkulator mund të zgjidhet edhe koha e përshtatshme për ngjizje në mënyrë që fëmija vërtet të jetë e gjinisë të cilën e dëshironi.
Sipas disa hulumtimeve, është e mundshme të parashikohet gjinia e fëmijës edhe sipas disa gjërave.
Njëra ndër to është edhe stina e vitit në të cilën është ngjizur.
Sipas hulumtimeve të bëra në Gjermani, ngjizja në verën e hershme më së shpeshti rezulton me lindje djalë, ndërkaq dimrit – me lindje vajzë.
Gjithashtu, ekziston besimi që nëse shtatzëna është nën stres të madh, shanset janë më të mëdha që të lindin djalë. Stresi ngre nivelin e hormonit të stresit – kortizolin, si edhe të testosteroneve.
Megjithatë kjo ndikon në ndryshime të caktuara në vezore për shkak të të cilave spermës mashkullore i është më e lehtë të depërtojë në vezore./kosovarja/
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...