Sa herë ju është thënë se duhet të pini 8 gota ujë në ditë?
Duket kaq e lehtë kur e dëgjon, por e vështirë ta arrish si qëllim. Mund të duket e çuditshme por ka njerëz që mund të harrojnë të pijnë dhe një gotë ujë në ditë.
Sigurisht që uji luan një rol të rëndësishëm në funksionet e organizmit, por është pesha juaj ajo që ju dikton sa gota ujë në ditë duhet të pini.
Një fëmijë nuk ka të njëjtat nevoja si një i rritur dhe një grua 60 kilogramë nuk ka të njëjtën nevojë për ujë si një burrë 80 kilogramë.
Pasi të mësoni se sa ujë duhet të pini sipas peshës trupore sigurohuni që gjysmën e asaj sasisë ta përgatisni me agrume e erëza nëse dëshironi të humbni peshë.
Ajo që ju duhet për të përgatitur ujin “Sassy” me veti dobësuese është:
2 litra ujë
1 lugë çaji xhenxhefil të grirë
1 kastravec, i qëruar dhe prerë në feta
1 limon i prerë hollë
gjethe mente
Sigurohuni që kanën e ujit ta fusni në frigorifer përgjatë gjithë natës që përbërësit të lëshojnë esencën e tyre e ditën tjetër ta konsumoni përgjatë gjithë ditës.
Një njeri 36 kg duhet të pijë 1.1 litër ujë në ditë
45 kg – 1.4 litër ujë
54 kg- 1.7 litër ujë
63 kg- 1.9 litër ujë
72 kg- 2.2 litër ujë
81 kg- 2.5 litër ujë
90 kg- 2.8 litër ujë
99 kg – 3.1 litër ujë
108 kg – 3.4 litër ujë
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...
Nga marrëveshja për emigrantët te zgjedhjet në SHBA, Rama in...