Kur je në një lidhje të lumtur, dëshiron ta marrë vesh gjithë bota, apo jo? Epo, disa çifte dëshirojnë ta mbajnë sekret lidhjen për arsye të ndryshme. Rrëfimet e mëposhtme të shkëputura nga Whisper tregojnë pse këta çifte kanë zgjedhur ta mbajnë të fshehtë nga bota lidhjen e tyre të dashurisë.
PS: Kushedi se çfarë të fshehte ju mbajnë njerëzit tuaj të afërt?!
“Prej dy vitesh jua mbaj sekret prindërve të dashurin tim, sepse ‘s’më lejohet të dal me meshkuj’. Tani jam shtatzënë. Me sa duket, do ta zbulojnë lidhjen time në mënyrën më të tmerrshme të mundshme.”
“E mbaj lidhjen time sekret, sepse ish-i im është i çmendur… dhe unë jam lidhur me mikun e tij të ngushtë. Askush s’duhet të dijë asgjë.”
“Ta mbaja lidhjen time sekret ka qenë vërtet shumë e vështirë. Mendoj se duhet t’ua tregoj prindërve të mi dhe jam e frikësuar.”
“E mbaj sekret lidhjen time, sepse ndihem në siklet ta pranoj para shoqeve të mia që jam rikthyer me ish-in.”
“Kam rreth 5 muaj që po e mbaj lidhjen sekret dhe më ka ardhur në majë të hundës kjo gjë. Dua ta bërtas me të madhe që ta marrë vesh e gjithë bota që e dua këtë djalë, por nuk jam e sigurt nëse ai ndihet 100% në të njëjtën mënyrë si unë. Ai nuk është gati t’u tregojë njerëzve për ne.”
“Është e tmerrshme për mua t’ua mbaj prindërve sekret lidhjen. Por ata janë racistë dhe e di që s’do ta pranonin kurrë të dashurin tim.”
“Askush nuk e di për lidhjen time dhe është gjëja më e mirë. Të gjithë miqtë dhe familjarët e mi i fusin hundët shumë në lidhjet e mia dhe më ka ardhur në majë të hundës.”
“E dua shumë atë dhe ai mua, por lidhja jonë është sekret sepse ai është miku i ngushtë i babait tim. Do të na kthehej bota përmbys nëse familjet tona do ta merrnin vesh.”
“Ai është shefi im. Lidhja jonë është sekret. Do të doja ta dinin të gjithë, sepse jam e çmendur pas tij.”
“Lidhja ime e gjatë në distancë është shumë komplikuar, sepse është sekret. Po ashtu, jam ajo tjetra. Po, është një lëmsh i vërtetë.”
“E mbajmë lidhjen të fshehtë nga miqtë, sepse kemi frikë se s’do ta miratojnë. Ai është hindu, unë jam e krishterë.”
“I dashuri im është 12 vite më i madh se unë. Lidhja jonë është sekret për shkak të moshës. Nuk do ta ndryshoja moshën e tij për asgjë, por ndonjëherë mendoj sa mirë do të ishte apo çfarë ndryshimi do bënte po të ishte mosha ime.”
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale