Këta janë 7 armiqtë më të mëdhenjë të dashurisë

21:02 | 8 Gusht 2018
A. B.

Për një marrëdhënie të lumtur dhe të begatë duhet të jemi të vëmendshëm ndaj armiqve të dashurisë.

Ja cilët janë ata:

Egocentrizmi

Ne shpesh tentojmë të besojmë se bota rrotullohet rreth nesh dhe se gjërat duhet të jenë ashtu siç duam. Megjithatë, kjo mënyrë e të menduarit nuk sjell një lidhje shumë të gjatë. Është e nevojshme të kuptojmë se njerëzit kanë dëshirat, ëndrrat dhe qëllimet e tyre dhe nëse përqendrohemi vetëm te vetja, kurrë nuk do të jemi në gjendje të krijojmë një realitet të lumtur me personin që duam.

Mungesa e faljes

Partnerët bëjnë gabime sepse nuk janë të përsosur, ashtu sikurse dhe vetë ne. Nëse jemi të gatshëm të jetojmë një marrëdhënie, ne duhet të jemi në gjendje ta falim personin tjetër, sepse nëse nuk e bëjmë, marrëdhënia do të bëhet toksike, plot me pakënaqësi dhe energji negative. Falja është e mirë për veten dhe për gjithçka që na rrethon.

Gënjeshtra

Gënjeshtrat, nëse janë “të mëdha” ose “të vogla”, dobësojnë lidhjen me personin tjetër dhe na bëjnë të humbasim besueshmërinë në marrëdhëniet tona. Besimi është një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve dhe nuk mund të ekzistojë në një mjedis ku shtrihen gënjeshtrat.

Komunikim i dobët

Komunikimi i dobët ose mungesa e komunikimit dëmton marrëdhëniet, sepse përmes dialogut ne komunikojmë me personin tjetër, i informojmë nevojat tona, vendosim qëllimet e jetës. Pa dialog nuk ka asnjë lidhje.

Keqtrajtimi

Askujt nuk i pëlqen të keqtrajtohet. Ne hyjmë në një marrëdhënie për t’u kënaqur me dikë tjetër, për të mos u manipuluar apo përjetuar më shumë trishtim sesa gëzim.

Nevoja e vazhdueshme për të ndryshuar personin tjetër

Dashuria është ta pranosh dhe ta duash personi tjetër ashtu siç është, dhe të mos përpiqesh ta modelosh atë vetëm për të kënaqur vullnetin tonë. Nëse ndjeni nevojën e vazhdueshme për të ndryshuar personin tjetër, kjo ndodh për shkak se nuk e doni vërtet atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme